Kjo javë ka qenë e gjitha mbi dramën e familjes Beckham. Lidhur me të ka komentuar edhe motra e ish-it të Nicola Peltz, Alana Hadid, në një postim të publikuar nga faqja Saint Hoax në Instagram.
“Të përfundosh një rrëfim prej tetë paragrafësh mbi konfliktet familjare me ‘gjithçka që duam është privatësia’ na mjafton për ta kuptuar gjithë situatën”, shkruante një ndjekës dhe Alana ishte në të njëjtën mendje me të.
“Po pra, dhe ajo vajza nuk kërkon aspak privatësi, ka dhjetë vjet që përpiqet të bëhet e famshme,” u shpreh ajo.
Reagimi i saj vjen ndaj një postimi ku shfaqej Victoria, David-i dhe Brooklyn krah Nicola-s. Teksa komentoheshin dy prej deklaratave të Brooklyn-it, konflikti i tij me familjen u krahasua me përplasjen që ndodhi në familjen mbretërore disa vite më parë.
“Konflikti i familjes Beckham është pjesa e dytë e historisë së Meghan dhe Harry-t.”
“Brooklyn Peltz Beckham thotë se nuk dëshiron të pajtohet me familjarët.”
“Brooklyn Beckham thotë se mamaja e tij, Victoria, i vodhi vallëzimin e parë me Nicola-n gjatë dasmës.”
View this post on Instagram
Nicola Peltz dhe vëllai i Alana-s, Anwar Hadid, kanë qenë në një lidhje 2-vjeçare disa vite më parë. Nuk e dimë nëse ka ende ndonjë hatërmbetje nga e shkuara, por mund të themi me siguri se pavarësisht deklaratave mjaft të detajuara të Brooklyn-it, jo të gjithë qëndrojnë në anën e bashkëshortes së tij.





