
Gjatë një interviste në emisionin “Rudina”, Alfio Rrotani dhe partnerja e tij, Joana Gjonaj, kanë folur pak më shumë mbi marrëdhënien e tyre, madje zbuluan një prej emrave që do t'i vendosin bebushes.

Çifti u njoh përmes shoqërisë së përbashkët, por puna ishte arsyeja kryesore e takimit të parë që ata patën.
“U bëmë shokë të mirë nga shoqëria e përbashkët dhe Joana asokohe merrej me një lloj biznesi ku ishte diçka që mua më interesonte si restorant.”
Puna i bashkoi e kështu u takuan, por në takim folën për çdo gjë tjetër veç saj. Nga klient, u kthye në partnerin e Joanës dhe sot pjesën më të madhe të ditës e kalojnë së bashku.
Në gusht të vitit të shkuar, dyshja zbuloi se ishte në pritje të një bebusheje dhe teksa bisedonin rreth shtatzënisë, Alfio ndau një detaj mbi emrin e saj. Vajza do të ketë dy emra, por për tani ata vendosën të ndajnë vetëm një prej tyre.
"Kam pasur një gjyshe që sot nuk jeton më dhe e kam dashur shumë, e ka pasur emrin Maria."
View this post on Instagram
Alfio tha se u njoh me partneren gjatë një momenti jo shumë të mirë të jetës dhe sot ndihet më se i lumtur që arrin të jetë krah saj.
Dyshja u shprehën se vlerësonin më së shumti parimet dhe vlerat e njëri-tjetrit. Përputhja e mendimeve e ideve e kishte bërë marrëdhënien edhe më të bukur për ta. Lidhjen e bëri publike në qershor të vitit 2025.
Ai është gjithashtu edhe baba i një djali, Noah, nga lidhja me moderatoren Fatma Methasani.
