
Edhe pse 2026-a premton të jetë viti i ngjyrave të forta, ka edhe nuanca të tjera, të cilat ndonëse pak më të zbehta do t'i shohim thuajse kudo në sfilatat e modës. Më e përhapura ndër to do të jetë bluja e ftohtë. Kjo ngjyrë u shfaq në disa koleksione të stilistëve për pranverën 2026 dhe u adhurua, ndërkohë kërkimet në Pinterest mbi këtë nuancë dhe gjithë kombinimet elegante që mund të arrihen prej saj janë rritur.
Nëse edhe ti je dashuruar me blunë e ftohtë, më poshtë do të zbulosh disa prej veshjeve më të mira në këtë ngjyrë.











