Lifestyle

Bëmë një pyetje dhe lindi një tjetër: pse shqiptarët janë kaq të fiksuar pas kosit?

Bëmë një pyetje dhe lindi një tjetër: pse
Foto: -lvinst- / Getty Images

E nisëm si një pyetje sa për zbavitje, por përfunduam me një artikull që nuk e kishim planifikuar. Në @anabel.entertainment në Instagram pyetëm ndjekësit tanë: “Nëse një ditë në një lajm për ju do të shkruhej: ‘E pabesueshme! Jetoi në paqe e lumturi 100 vjet duke ngrënë çdo ditë vetëm…’, cili do të ishte ushqimi?”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Media (@anabel.entertainment)

Komentet nisën shpejt dhe ishin po aq të shumëllojshme sa edhe njerëzit që i shkruan. Çokollatë, ëmbëlsira, kafe, makarona, pilaf, briosh. Ushqime që i duam, që na ngushëllojnë, që i lidhim me kënaqësi të vogla të përditshme. Por mes gjithë këtyre përgjigjeve që tingëllonin si menu dëshirash, një fjalë nisi të përsëritej në mënyrë të çuditshme. Kos, “në 97% të rasteve, kos”, “kos dhe djathë”, “vetëm kos”. Pse kaq shumë njerëz e imagjinojnë veten duke jetuar gjatë falë kosit?

Kosi, ndryshe nga çokollata apo makaronat, nuk premton shije të jashtëzakonshme. Ai ka një shije të këndshme, por deri-diku neutrale. Por ndoshta pikërisht këtu qëndron forca e tij. Është ushqimi që nuk të tradhton kurrë. Kur stomaku nuk ndihet mirë, kur ke ngrënë shumë, kur nuk di çfarë të hash, kosi është gjithmonë zgjedhja më e sigurt. Përmban probiotikë, bakteret e mira që ndihmojnë tretjen dhe kur trupi gjen diçka që e bën të ndihet mirë, e mban mend.

Zorrët dhe truri janë më të lidhur nga sa mendojmë dhe ushqimet që ndihmojnë tretjen shpesh ndikojnë edhe në mënyrën si ndihemi emocionalisht. Kosi nuk është thjesht “i lehtë”, por edhe qetësues.  Për disa, është ushqimi që stabilizon jo vetëm stomakun, por edhe gjendjen.

Pastaj ndikon edhe faktori kulturor. Për shumë prej nesh, kosi nuk është diçka që u zbulua së fundmi si “superfood”. Ai ka qenë gjithmonë aty. Rritesh me të dhe, pa e kuptuar, bëhet pjesë e rutinës tënde. Dhe rutinat funksionojnë, zakonisht nuk i braktisim.

Në një kohë kur ushqimi shpesh ndahet mes “shumë i shëndetshëm, por pa shije” dhe “shumë të shijshëm, por i pashëndetshëm”, kosi është zgjedhja e duhur. Për shumë njerëz ai është ushqimi i sigurt, ai që nuk shkakton dilema dhe nuk shkakton frikë për disa kilogramë më shumë.

Ndoshta kosi nuk është ushqimi që do ta postonim me krenari çdo ditë në Instagram, por është ai që na shpëton më shpesh se të gjithë të tjerët. Nuk ka nevojë për marketing, është thjesht aty, duke bërë punën e vet.

Prandaj, kur imagjinojmë një jetë të gjatë, nuk shohim makarona, çokollata apo brioshë, por diçka më të thjeshtë, më të besueshme, më të përditshme. Shohim kosin.

REELS

Janë të gjithë njësoj 👀

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.

7-ta është e preferuara ime.

👠 I keni veshur moj? 👠

Lloj soj trendi 💅

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

We asked one question and another one arose: why are Albanians so obsessed with yogurt?

Bëmë një pyetje dhe lindi një tjetër: pse
Photo: -lvinst- / Getty Images

We started it as a fun question, but ended up with an article we didn't plan on writing. At @ anabel.entertainment on Instagram, we asked our followers: "If one day a news story about you said: 'Unbelievable! Lived in peace and happiness for 100 years eating only… every day,' what food would it be?"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Media (@anabel.entertainment)

The comments started coming in quickly and were as diverse as the people who wrote them. Chocolate, cakes, coffee, pasta, pilaf, croissants. Foods that we love, that comfort us, that we associate with small everyday pleasures. But among all these responses that sounded like a wish list, one word began to be strangely repeated. Yogurt, “in 97% of cases, yogurt”, “yogurt and cheese”, “only yogurt”. Why do so many people imagine themselves living long thanks to yogurt?

Yogurt, unlike chocolate or pasta, does not promise extraordinary taste. It has a pleasant, but somewhat neutral taste. But perhaps this is precisely where its strength lies. It is the food that never betrays you. When your stomach does not feel well, when you have eaten too much, when you do not know what to eat, yogurt is always the safest choice. It contains probiotics, good bacteria that help digestion, and when the body finds something that makes it feel good, it remembers it.

The gut and brain are more connected than we think, and foods that aid digestion often also affect how we feel emotionally. Yogurt is not just “light,” it’s also calming. For some, it’s the food that stabilizes not only the stomach, but also the mood.

Then there's the cultural factor. For many of us, yogurt isn't something that was recently discovered as a "superfood." It's always been there. You grow up with it and, without realizing it, it becomes part of your routine. And routines work, we usually don't abandon them.

At a time when food is often divided between "very healthy, but tasteless" and "very tasty, but unhealthy", yogurt is the right choice. For many people, it is a safe food, one that does not cause dilemmas and does not cause fear of a few extra pounds.

Yogurt may not be the food we'd proudly post on Instagram every day, but it's the one that saves us more often than all the others. It doesn't need marketing, it's just there, doing its job.

So when we imagine a long life, we don't see pasta, chocolate, or croissants, but something simpler, more reliable, more everyday. We see yogurt.