Showbiz

Chiara Ferragni po përgatitet për rikthimin e madh: ja çfarë do të bëjë tani

Chiara Ferragni po përgatitet për rikthimin e madh: ja
Foto: NurPhoto/Getty Images

Chiara Ferragni po përgatitet të rikthehet. Pas dy vitesh me kriza personale, hetime, polemika dhe një heshtje e qëllimshme mediatike, sipërmarrësja dhe influencuesja italiane duket gati të rimarrë kontrollin e narrativës publike dhe këtë herë, do ta bëjë sipas kushteve të veta.

Vitet e fundit kanë qenë ndër më të trazuarat në jetën publike të Ferragni-t. Fundi i martesës me Fedez, shpërthimi i “skandalit Pandoro”, zhurma e pandërprerë mediatike, hetimet dhe më pas mbyllja e çështjes pa procedim penal. Përballë gjithë kësaj, Chiara zgjodhi një strategji të pazakontë për një figurë si ajo: u tërhoq - më pak dalje publike, mungesë në tapetet e kuq, një prani shumë e kufizuar në rrjete sociale.

Tani, megjithatë, diçka po ndryshon. Sipas asaj që raporton Vanity Fair, Ferragni ka nisur xhirimet e një dokumentari të ri për Netflix, i cili pritet të publikohet brenda muajve të ardhshëm. Jo vetëm kaq: paralelisht, janë duke u zhvilluar negociata edhe për një format të rëndësishëm televiziv, ku Chiara do të japë intervistën e saj të parë pas mbylljes së çështjes gjyqësore.

Një vendim i menduar me kujdes, siç e konfirmoi vetë ajo për Corriere della Sera: “Dalëngadalë do të filloj të flas dhe do të tregoj, pa zemërim, se çfarë kanë qenë këta dy vite.”

Dokumentarët nuk janë një fushë e panjohur për Ferragni-n. Në vitin 2019 ajo prezantoi në Festivalin e Filmit në Venecia “Chiara Ferragni - Unposted”, më pas i shpërndarë në Prime Video. Po në të njëjtën platformë u publikuan edhe dy sezonet e “The Ferragnez”.

Që diçka po përgatitej, ishte kuptuar prej kohësh. Gjatë një seance gjyqësore nëntorin e kaluar, gazetari Domenico Marocchi deklaroi se kishte vënë re një kamerë “jo të akredituar” që xhironte Ferragni-n në korridoret e Gjykatës. “Përveç gazetarëve dhe mediave, u shfaqën disa persona me një kamerë që nuk ishte e akredituar. Kush ishin? Ndoshta po xhirohej diçka?” tha ai.

Duket se tani Chiara nuk do të jetë thjesht subjekt i rrëfimit, por do të jetë autore e tij, do të zgjedhë çfarë të tregojë, si ta tregojë dhe kur.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Chiara Ferragni is preparing for her big comeback: here's what she'll do now

Chiara Ferragni po përgatitet për rikthimin e madh: ja
Photo: NurPhoto/Getty Images

Chiara Ferragni is preparing to make a comeback. After two years of personal crises, investigations, controversy and a deliberate media silence, the Italian entrepreneur and influencer seems ready to regain control of the public narrative and this time, she will do it on her own terms.

The last few years have been among the most turbulent in Ferragni's public life. The end of her marriage to Fedez, the outbreak of the "Pandoro scandal", the incessant media noise, the investigations and then the closure of the case without criminal proceedings. Faced with all this, Chiara chose an unusual strategy for a figure like her: she withdrew - fewer public appearances, absence from red carpets, a very limited presence on social networks.

Now, however, something is changing. According to Vanity Fair, Ferragni has begun filming a new documentary for Netflix, which is expected to be released in the coming months. Not only that: in parallel, negotiations are also underway for a major television format, where Chiara will give her first interview after the court case is closed.

A carefully thought-out decision, as she herself confirmed to Corriere della Sera: "I will slowly start to speak and I will tell, without anger, what these two years have been."

Documentaries are no stranger to Ferragni. In 2019, she presented “Chiara Ferragni - Unposted” at the Venice Film Festival, which was later distributed on Prime Video. The two seasons of “The Ferragnez” were also released on the same platform.

That something was being prepared had long been understood. During a court hearing last November, journalist Domenico Marocchi stated that he had noticed an “unaccredited” camera filming Ferragni in the corridors of the Court. “In addition to the journalists and the media, some people appeared with a camera that was not accredited. Who were they? Maybe something was being filmed?”, he said.

It seems that now Chiara will not simply be the subject of the story, but will be its author, choosing what to tell, how to tell it, and when.