Lifestyle

“A je gjallë?”: Ky aplikacion po pushton rrjetin

“A je gjallë?”: Ky aplikacion po pushton rrjetin

Një aplikacion me emrin Sileme, që do të thotë “A je gjallë?” në gjuhën kineze, është bërë viral në Kinë, duke shënuar një rritje të ndjeshme të shkarkimeve dhe reagimeve në rrjetet sociale.

Popullariteti i papritur e ka shtyrë kompaninë të vendosë një tarifë abonimi dhe të ndryshojë emrin për audiencën ndërkombëtare.

Aplikacioni, i cili u drejtohet personave që jetojnë vetëm, përshkruhet nga krijuesit e tij si “një mjet i thjeshtë sigurie për individët që jetojnë vetëm”, përfshirë studentë, punonjës zyrash apo persona të tjerë.

Ja si funksion: përdoruesi cakton një kontakt emergjence dhe aplikacioni dërgon njoftime automatike nëse përdoruesi nuk konfirmon praninë e tij në aplikacion për disa ditë rresht.

Kompania njoftoi në rrjetin social Weibo se në versionin e ri aplikacioni do të prezantohet me emrin Demumu. Ndërkohë, në Apple App Store, Demumu tashmë figuron me këtë emër dhe renditet në vendin e dytë në listën e aplikacioneve me pagesë.

Zhvilluesit kanë bërë të ditur se do të aplikojnë një tarifë prej 8 juanësh (rreth 40 lekë) për të mbuluar kostot në rritje, duke sqaruar se ekipi përbëhet nga tre të rinj të lindur pas vitit 1995, të cilët e kanë ndërtuar aplikacionin në mënyrë të pavarur.

Ndryshimi i emrit, megjithatë, nuk është pritur njësoj nga të gjithë përdoruesit. Disa në rrjetet sociale kanë kërkuar që emri origjinal të mos ndryshohet, ndërsa të tjerë kanë sugjeruar alternativa më “të buta” si “A je mirë?”, “A je online?” apo “A je aty?”.

Një përdorues shkroi se emri mund të jetë pak “i frikshëm”, por aplikacioni është i dobishëm për arsye sigurie dhe “i bën personat që jetojnë vetem që të ndihen më të qetë në jetën e përditshme”.

REELS

☀️ 3 në 1 që zëvendëson gjithçka në rutinën tënde të mëngjesit... JECLAIRE SUNSHIELD SPF 50+ MULTIEFFECT Mbrojtje + Hidratim + Anti-age në një hap të vetëm. Me qumësht organik gomarice i njohur për vlerat e tij Ky nuk është thjesht një krem dielli. Është një formulë farmaceutike francezo-greke që punon çdo ditë për lëkurën tënde 👇 ✨ SPF 50+ mbrojtje e lartë ndaj UVA/UVB 💧 Hidratim i thellë dhe ushqim i lëkurës ⏳ Ndihmon në reduktimin e rrudhave dhe parandalon plakjen 🌿 Përmirëson elasticitetin dhe strukturën e lëkurës 💄 Teksturë “second skin” – perfekte si bazë make-up (ose edhe pa make-up) 💡 Përdore çdo mëngjes si hapi i fundit i rutinës (fytyrë + qafë) – dimër & verë, çdo ditë! ✨ Lëkura jote nuk ka nevojë për 3 produkte... kur ka 1 që bën gjithçka.

Apo është perfekt?! 🙂‍↕️

Do e blinit ju?! 🦦

Bromanca më virale e momentit 🤣💕

Kush e fiton Botërorin? 🤓

Rigjenerim. Vetëbesim. Kënaqësi. 💫 Shëndeti vaginal ndikon direkt në kualitetin e marrëdhënies tuaj intime. Mos neglizhoni veten! Zbuloni se si pajisja Revigen ndihmon në rikthimin e elasticitetit dhe përmirësimin e jetës në çift.

RIHANNA SURPRIZON PUBLIKUN NË KONCERTIN E JAY-Z

Si duken fundjavat ideale 🤓

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

"Are you alive?": This app is taking the internet by storm

“A je gjallë?”: Ky aplikacion po pushton rrjetin

An app called Sileme, which means "Are you alive?" in Chinese, has gone viral in China, marking a significant increase in downloads and reactions on social media.

The sudden popularity has prompted the company to introduce a subscription fee and change the name for international audiences.

The app, which is aimed at people living alone, is described by its creators as "a simple security tool for individuals living alone," including students, office workers, or other people.

Here's how it works: the user assigns an emergency contact and the app sends automatic notifications if the user does not confirm their presence in the app for several days in a row.

The company announced on the social network Weibo that in the new version the application will be introduced globally under the name Demumu. Meanwhile, in the Apple App Store, Demumu already appears under this name and is ranked second in the list of paid applications.

The developers have announced that they will apply a fee of 8 yuan (about $1.15) to cover rising costs, explaining that the team consists of three young people born after 1995, who built the application independently.

The name change, however, has not been welcomed by all users. Some on social media have requested that the original name not be changed, while others have suggested more "gentle" alternatives such as "Are you okay?", "Are you online?" or "Are you there?".

One user wrote that the name might be a little "scary," but the app is useful for safety reasons and "makes people who live alone feel more at ease in their daily lives."