
Si fillim, patjetër që ishte Arbri ai që do të mungonte dje në prime, se e dimë që Monika Kryemadhi s’do e humbte për asgjë në botë. Problemi është se zëvendësuesja, Alketa Vejsiu, duket se e ngriti pak lart stekën për karrigen e opinionistes. Nejse, vazhdojmë ne!

#1. Miri vendoset në sedër për “ndjenjat” e tij

Mateo dhe Keijsi iu qepën keq Mirit duke e quajtur të pamoralshëm për faktin që dashuron një vajzë 20 vite më të re se vetja. As Miri s’i rregulloi fort punët kur u përgjigj se – i akuzuar për xhelozinë që ndien ndaj Selinit – është xheloz për çdo njeri që do…duke shtuar se në këtë listë bënte pjesë dhe Lore, Lorna, etj..

#2. Keijsi pretendon se njeh të shkuarën e errët të Mirit
Sipas Keijsit, Miri porosit lule për gra që s’janë gruaja e tij në dyqain e luleve të Stelinës në Myslym Shyr.


Nuk e kuptojmë pse u irritua kaq shumë Stelina pas kësaj “akuze” sepse fundja reklamë falas për biznesin e familjes po i bëhet.

Gjëja e re që zbuluam është se pas psikologëve, mjekëve, priftërinjve, janë luleshitësit ata të cilët kanë një detyrim konfidencialiteti ndaj klientëve.
#3. Historia jetës së Stenaldos dhe surpriza nga mami

Paralajmërim: do ju bëjë për të qarë mënyra si Stenaldo flet për mamanë e tij.
View this post on Instagram
#4. Eliminohet Lore
E kuptueshme, por e papritur.

“E dija që karakteri im do të shfaqej pak ngadalë ritmikisht, ashtu si muzika ime,” tha Lore me butësinë e saj karakterizuese dhe kaq mjaftoi që të na prekë zemrat dhe t’i urojmë më të mirën tani që është jashtë. <3

#5. Debati Kristi-Erik
Ulërimat e Erikut që janë bërë virale ai i justifikoi me faktin se Kristi e ka quajtur “Erik Qafa”.
Kristi tha se mund të ishte faji i alkoolit dhe Eriku ia pasoi se s’ka ndonjë të keqe ta kthesh një birrë ndonjëherë. Fakt është që Kristi, me lojërat e fjalëve dhe qetësine e vet, e bëri Erikun - i cili qartësisht është njeri gjaknxehtë - të dalë nga vetja. Nëse ishte shqetësuar ndonjë, mund të ndiheni më mirë tani, Eriku na kërkoi falje për të bërtiturat.

#6. Trekëndëshi Stelina-Keijsi-Ina
Aq nuk donte të fliste për këtë “trekëndëshin ku nuk mendon se bën pjesë” Ina, sa e nisi duke iu llastuar Ledionit që e la kaq shumë të priste derisa t’i vinte radha për të folur.

Gjithsesi, edhe Ina na qartësoi se ka hyrë për veten e vet aty brenda dhe nuk ka asnjë lloj ndjesie ndaj Keijsit.

Megjithatë, Stelina – e cila gjithashtu kur hyri tha se ishte aty për veten dhe jo historinë me Keijsin – pranoi se me hyrjen e Inës i shoi prapë shpresat e rilindura për të rikrijuar dicka me Keijsin.

Hasani i grave nga ana tjetër, tha se ka treguar përkujdesje për çdo vajzë aty brenda, ndaj s’është ndonjë skandal që i ka përkëdhelur nja dy herë shpatullat Inës kur po qante. Pra, për shpresat që i dha Stelinës se mund të krijonin sërish diçka bashkë, kjo e fundit duhet t’i merrte të mirëqena. Radari ynë i viktimizimit kapi dhe një moment ku Keijsi u shpreh “Stelinën e kam humbur”, po iku pa shumë vëmendje si gjë.
#7. 2 hyrje të reja
Këngëtari Artan Kola dhe Aleksandra, make up artiste.

#8. Televotimi i radhës
2 banorët e rinj zgjodhën nga dy emra për t’iu bashkuar në akuarium dhe për t’i nxjerrë në televotim. Votat për të shtunën shkundini për të preferuarin tuaj midis: Angelos, Gretës, Ilirit dhe Keijsit.
