
Prej kohësh kanë nisur të qarkullojnë thashethemet për një lidhje të mundshme midis prezantueses Marina Vjollca dhe reperin kosovar Getoar Selimi.
Në fakt dyshimet më të mëdha kanë lindur pas bashkëpunimit të reperin me Luana Vjollcën dhe pas tekstit "Jam marinar i krejt Marinës". Ndonëse të dy nuk kanë preferuar të komentojnë asnjëherë zërat për lidhjen e tyre, mediat kosovare kanë shkruar shpesh se në fakt çifti është i lidhur prej disa kohësh, madje ato shkojnë më tej dhe thonë se Getoari ka blerë edhe një apartament në Tiranë për të qënë pranë prezantueses.
Portali Prive.al ka publikuar pak më parë një foto të shkrepur nga paparazët në Prishtinë dhe raportojnë se në foto është Getoari dhe Marina, të cilët gjatë ditës kanë qëndruar në një prej hoteleve luksoze të Kosovës.