Health

Dieta “Dukan”

ÇFARË ËSHTË DIETA “DUKAN”? 
Këtë dietë e krijoi mjeku francez Pierre Dukan gati 10 vjet më parë, për të ndihmuar njerëzit obezë. Në bazë të dietës, e cila ndahet në katër faza, qëndron një plan i pasur me proteina dhe i varfër në kalori. Në këtë dietë nuk numërohen kaloritë, ndaj mund të konsumoni sipas dëshirës dhe në çdo moment, për aq kohë sa ajo çka hani, ka proteina, të paktën në fillim. Në fakt, proteinat janë në qendër të katër fazave, bashkë me krundet e tërshërës, shumë ujë dhe 20 minuta ecje e përditshme. Perimet lejohen vetëm në fazën e dytë, të ndjekura në fazat e tjera me sasi të vogla frutash dhe prodhimet e grurit. Ndjekësit e kësaj diete humbin në peshë shumë shpejt, të paktën deri në 2 kg për fazën e parë, çka, sipas mjekut Dukan, i motivon ata për ta vazhduar regjimin. Në libër, Pierre Dukan-i premton se uria largohet në ditën e tretë të dietës. Megjithatë, ai pohon se ndjekësit e këtij regjimi mund të vuajnë nga era e keqe ose tharja e gojës, kapsllëku dhe ndjesia e lodhjes. 

Faza e sulmit 
Kjo fazë zgjat nga 1 deri në 10 ditë, në varësi të matjeve personale dhe ku konsumohen vetëm proteina. Sipas ekspertëve, për 5 ditë, mund të humbni 2 kg. Konsumoni çfarë dëshironi me bazë proteinat, bashkë me 1 lugë e gjysmë gjelle krunde tërshëre dhe 1 litër e gjysmë ujë në ditë. Ndjekësit mund të zgjedhin nga lista prej 72 lloje mishrash (përjashto derrin dhe qengjin), peshk, shpend, vezë, sojë dhe bulmet pa yndyrë. 

Faza e rrugëtimit 
Kjo fazë mund të zgjasë me muaj, në varësi të matjeve personale dhe dëshirës se sa doni të bini në peshë. Dukan-i rekomandon ta ndiqni këtë fazë derisa të arrini në peshën e dëshiruar. Në këtë fazë kombinohen proteinat me perimet (28 prej tyre) dhe dy lugë gjelle krunde tërshëre. Karotat, bizelet, misri dhe patatet përjashtohen nga lista e perimeve që duhen konsumuar, por ato futen në fazat e tjera. 

Faza e konsolidimit 
Kjo është faza më e rëndësishme, pas humbjes në peshë dhe mbajtjes së këtyre linjave. Në këtë periudhë, trupi bëhet i ndjeshëm për t’i rimarrë kilogramët e humbur. Por, nëse e zbatoni këtë fazë pesë ditë për çdo kilogram që keni humbur, atëherë nuk do të rrezikoni marrjen e tyre. Konsumohen proteinat (përfshi derrin dhe qengjin), perimet, një frutë me pak sheqer, bukë dhe djathë. Ndjekësit mund të konsumojnë një herë në javë edhe një vakt “festiv”, çka do të thotë çdo ushqim që ju vjen në mend. 

Faza e stabilizimit 
Në këtë fazë, regjimi duhet të kthehet në ritëm jete. Sipas Dukan-it, ju do t’i ruani linjat duke ngrënë ç’të doni, por një ditë në javë duhet të konsumoni vetëm proteina, pa harruar krundet e tërshërës dhe aktivitetin fizik. 

Detajet që lejohen! 
Çamçakëz pa sheqer, ëmbëlsues artificial, kafe, uthull dhe erëza të ndryshme. Në libër rekomandohet të merren edhe tableta multivitaminash. 

RECETË E DIETËS “DUKAN” 
Qofte 
2 thelpinj hudhra të shtypura 
1 vezë 
500 g mish i grir ë viçi (pa dhjamë) 
2 lugë të vogla me erëza të ndryshme 
2 lugë gjelle me krunde tërshër 
borzilok 
piper i zi 

Salca: 1/4 e gotës me misër dhe vaj ulliri, uthull molle bio, pak kripë e, kopër e freskët 
1 . Në tas përzieni me duar të gjithë përbërësit. 
2 . Në tigan me kapak, duhet të përdorni vaj), 2 lugë kafeje me që nuk ngjit (me rëndësi, pasi nuk lërini qoftet sa të marrin pak ngjyrë. P ërfundoni pjekjen e tyre duke i futur në furrë. 
3 . Shoqëroni qoftet me kos pa yndyrë (të mos kalojë 5 % yndyrë). 
4 . Nëse e keni kaluar f azën e sulmit, mund t’i shoqëroni këto qofte me sallatë jeshile dhe domate. 

PERSONALIZONI DIETËN TUAJ “DUKAN” SIPAS PESHËS, MOSHËS DHE GJATËSISË: tek www.dukandiet.com ose blini librin bestseller në gjuhën angleze tek www.amazon.com për 15 dollarë.

REELS

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Shoqja xheloze i shkatërroi fytyrën: Historia e aktores meksikane, Lyn May

Jam e bindur që s’ka nevojë për përkthim 🫠

Familja dhe mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në qytetin e tij, Birmingham.

📍Napoli Kjo puthje (le të themi) ishte thjesht profesionale. Irina dhe Michele po xhironin një fushatë të re për Dolce & Gabbana. Pra, po, Michele vazhdon të jetë single! 👀

Një ftesë për të gjithë çiftet që po mendojnë të bëhen prindër. mamushe.co ju fton në një klasë të sinqertë dhe të dobishme për: ✨ Kohën e duhur për shtatzëni 🩺 Fertilitetin & shëndetin e çiftit 🧠 Përgatitjen emocionale 🥦 Stilin e jetesës për një shtatzëni të shëndetshme Sepse prindërimi i mirë fillon para testit pozitiv

A ndryshon rrugë për të evituar një grup burrash?

Pse Jeclaire Sunshield SPF 50+? Në një treg me produkte që premtojnë shumë, Jeclaire bën diferencën me mbrojtje të vërtetë, cilësi europiane (i aprovuar nga bordi i Dermatologëve Europian) dhe certifikim ISO BRUXEL. 🌞 Mbrojtje maksimale UVA/UVB - falë filtrave të avancuar të certifikuar. 💧 Hidratim i thellë me acid hialuronik për lëkurë të butë dhe pa tharje. 🦙 Qumështi i gomaricës - përbërës i rrallë, me veti qetësuese, ideal për lëkurë të ndjeshme. 🪶 Teksturë super e lehtë: efekt mat, pa yndyrë, pa zbardhje, përthithet menjëherë dhe nuk djeg sytë 🚫 Formulë pa parabene – më pak irritim, më shumë siguri. ✅ Dermatologjikisht i testuar. ✅ Ideal për përdorim të përditshëm, në çdo stinë. ✅ I përshtatshëm për çdo tip lëkure. 📌 Jeclaire Sunshield SPF 50+ është kremi që kombinon shkencën moderne me kujdesin e butë, për ata që kërkojnë mbrojtje të sigurt për lëkurën e tyre. @jeclaire.al @ledismile_estetike

----news/857