Antigone Ramosaj ka ndarë me ndjekësit e saj një nga betejat më të vështira me të cilat po përballet, ajo me kancerin.
"Miqtë e mi, këto ditë po kaloj një nga betejat më të vështira të jetës sime, luftën me kancerin. Sot sapo kam përfunduar kimioterapinë e parë dhe ndihem shumë e lodhur, por zemra ime është plot."
Më tej, ajo falenderon çdo njeri që po i qëndron pranë gjatë kësaj sëmundjeje për çdo mesazh e çdo kujdesje që i është dedikuar këtë periudhë.
"Doja t’ju them sa shumë ju dua dhe sa mirënjohëse jam për secilin prej jush. Për fjalët e bukura, lutjet, mesazhet dhe dashurinë që ma keni dhënë çdo ditë."
Sipas saj, ajo vendosi ta ndajë këtë moment me ndjekësit për të inkurajuar të gjitha vajzat e gratë mbi rëndësinë që ka çdo kontroll mjekësor.
"E vetmja arsye pse po shkruaj publikisht është për të inkurajuar vajzat dhe gratë që të mos i lënë pas dore kontrollet mjekësore, as për shqetësimet më të vogla. Me shumë dashuri dhe e mbushur me forcë për të luftuar, Antigona!"
View this post on Instagram
Mbi postimin e saj, ka reaguar edhe Beatrix Ramosaj, e cila i dedikon disa fjalë zemre mamasë së saj gjatë kësaj periudhe të vështirë.
"Ja ku është! Mami im, forca ime, jeta ime. Edhe kur dhimbja mundohet ta rrezojë, ajo zgjedh të buzëqeshë. Edhe kur trupi i saj lodhet, shpirti i saj mbetet i pathyeshëm. Ti je heroina ime!
Na mëson të gjithëve ne se çfarë do të thotë të duash pa kushte dhe të luftosh pa u dorëzuar.Jam përjetë mirënjohëse që ajo është mamaja ime, edhe pse zemra më copëtohet duke e parë të ecë nëpër këtë stuhi. Ti do t'ia dalësh, mami, sepse forca jote është më e madhe se çdo stuhi."