Promo

Pesë vite Egessential: nga ideja te një histori suksesi

Pesë vite Egessential: nga ideja te një histori suksesi
Foto: @egessential / Instagram

Jo çdo histori nis me shkëlqim. Disa nisin në heshtje, me mendime të shumta, me prova që përsëriten dhe me zgjedhje të qëllimshme për të mos nxjerrë asgjë, derisa gjithçka të jetë vërtet ashtu siç duhet. Historia e Egessential, brand-it shqiptar të kujdesit për flokët, është pikërisht një histori e tillë.

Pesë vite më parë nuk kishte një linjë të plotë produktesh dhe as premtime të bujshme. Kishte vetëm një ide të qartë dhe shumë personale: flokët kanë nevojë për kujdes të thjeshtë dhe të menduar mirë. Sot, pas pesë vitesh pune të vazhdueshme, Egessential nuk feston thjesht një përvjetor, por një rrugëtim të ndërtuar me durim dhe besnikëri ndaj asaj ideje fillestare.

Pesë vite Egessential: nga ideja te një histori suksesi

Pas këtij rrugëtimi qëndrojnë dy motra, Giorgia dhe Elena Dauti, të cilat vendosën të krijonin produkte për flokët ashtu siç do të donin t’i gjenin vetë: efektive, të lehta për t’u përdorur dhe pa premtime të tepruara.

Që në fillim, Egessential zgjodhi të mos ndjekë ritmin e shpejtë të industrisë së bukurisë. Jo nga hezitimi, por nga bindja se cilësia ka nevojë për kohën e vet. Produktet nuk dolën njëri pas tjetrit dhe linja nuk u ndërtua me nxitim. Çdo formulë u testua dhe u përpunua me kujdes, derisa të ishte realisht gati për t’u bërë pjesë e rutinës së përditshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Egessential (@egessential)

“Ne zgjodhëm të mos nxitojmë, sepse donim që çdo produkt për flokët të ishte në nivelin që ne e konsideronim të denjë,” tregon Giorgia. Ishte një proces që kërkonte përkushtim dhe vëmendje, por që u kthye në themelin e brand-it.

Pesë vite Egessential: nga ideja te një histori suksesi

Produktet e Egessential, të krijuara në laboratorë në Itali, kaluan nëpër qindra prova përpara se të arrinin në duart e konsumatorëve. Formulat janë ndërtuar mbi përbërës natyralë dhe organikë, të menduara për të qenë efektive, por edhe të buta ndaj flokëve dhe skalpit. Çdo hap u mendua me kujdes, sidomos kur bëhej fjalë për kujdesin e flokëve, një pjesë e përditshme dhe e rëndësishme e kujdesit për veten.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Egessential (@egessential)

Sfida më e madhe gjatë këtyre viteve nuk ishte thjesht krijimi i produkteve, por ruajtja e të njëjtit standard në çdo detaj. Çdo maskë, çdo formulë duhej të ishte e dobishme, funksionale dhe e përshtatshme për sa më shumë lloje flokësh, duke reflektuar pozicionimin e Egessential si një brand luksi në kujdesin e flokëve.

Pesë vite më vonë, Egessential është më shumë se një brand për kujdesin e flokëve; është një koncept i ndërtuar mbi cilësinë, estetikën dhe përvojën. Produkte që nuk kërkojnë dhjetë hapa, por që funksionojnë. Nga përbërja, te tekstura e deri te paketimi i menduar deri në detaje, çdo element është pjesë e së njëjtës filozofi.

Pesë vite Egessential: nga ideja te një histori suksesi

“Ne kemi dashur gjithmonë produkte që të bëjnë punën e tyre pa na e komplikuar jetën,” thotë Elena. Dhe pikërisht kjo ka krijuar lidhjen e fortë me vajzat dhe djemtë që i kanë zgjedhur ndër vite.

“Ky rrugëtim nuk do të kishte të njëjtin kuptim pa klientët që na kanë besuar që në fillim dhe ata që janë bashkuar përgjatë rrugës. Çdo blerje, çdo mesazh, çdo përshtypje e sinqertë ka qenë një shtysë për të vazhduar në të njëjtin drejtim. Një mirënjohje e veçantë shkon për të gjithë ata që e kanë bërë Egessential pjesë të rutinës së tyre dhe që e kanë mbështetur me besim e fjalë të mira,” shtojnë më pas.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Egessential (@egessential)

Pesë vite më pas, kjo histori nuk mbyllet këtu. Përkundrazi, vazhdon me të njëjtin besim se gjërat e ndërtuara me kohë, me kujdes dhe me dashuri janë ato që zgjasin më shumë. Dhe flokët, ashtu si çdo gjë e bukur, e ndiejnë gjithmonë diferencën.

REELS

“Deux Personnes échangeant de la Salive” (Dy persona duke shkëmbyer pështymë) me regji të Natelie Musteata dhe Alexandre Singh, fitoi çmimin “Oscar” për filmin e shkurtër live-action mé të mirë. Luana Bajrami, aktorja me origjine nga Kosova, ishte pjesë e kastit me 4 personazhe. Bajrami ka lindur në 2001 në fahatin Pleshinë, në Ferizaj të Kosovës dhe në moshën 7-vjeçare familja e saj emigroi në Francë. Ajo sot është një aktore e spikatur në Francë. Në 2020, Bajrami u nominua për cmimin “Cesar” si Aktoria më Premtuese.

🫠🫠

“One Battle After Another” nga regjisori Paul Thomas Anderson, fiton Oscar si filmi me i mire

Moderatori i edicionit të fundit të Oscars, komediani Conan O’Brien tallet mënyrën si gen z-gen alpha shohin video në Tiktok🤣🤣

Janë të gjithë njësoj 👀

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.

7-ta është e preferuara ime.

👠 I keni veshur moj? 👠