
Javën e kaluar, Demi Moore e rrëzoi zyrtarisht idenë se “grija është e mërzitshme”.
Në daljen e saj më të fundit, ajo na dha një leksion se si materialet me teksturë të ndyshme mund të kombinohen kaq mirë me njëra-tjetrën.
Demi veshi një bluzë pellushi me jakë e me kopsa në ngjyrën gri , me një triko pak të gjatë në po të njëjtin material, së bashku me një fund të gjatë deri tek mesi i pulpës me temina portokalli të ndezur.

Detajet dhe tekstura e fundit ishin në kontrast me bluzën dhe trikon e leshtë.
Këto dy pjesë stilisti i saj i mori nga koleksioni i vjeshtës 2025 i Gucci-t.



Po ju paralajmërojmë, këtë kombinim do ta shihni edhe më shpesh vërdallë. Ky stil pritet të jetë një prej trendeve të vitit të ardhshëm



