
Pak ditë më parë Romeo Veshaj publikoi në Instagram një video që lajmëroi rikthimin e tij në ekran. Aty, Romeo u thotë "jo": televizionit, hapjes së një biznesi si restoranti, muzikës, filmave dhe serialeve, madje dhe karrierës si influencer, duke u vënë "X"-in të gjithave, që zbulon se është emri i projektit të ri me të cilin ai po rikthehet në media.
Me gjithë mundësitë e eliminuara më sipër, merret me mend se rikthimi i Romeos do të vijë në YouTube, platforma drejt së cilës po orientohen gjithë personazhet e medies së fundmi.
View this post on Instagram
Në emisionin "UëTëFë Show" në Andale Media, moderatorët Fatos Sulo dhe Kostjan Gjerazi dhanë më shumë detaje për këtë rikthim të Romeos, sipas burimeve për redaksinë e tyre.
Ata thanë se Romeo do të nisë një mini-media në YouTube, ndërsa ai vetë personalisht do të moderojë një emision mëngjesi, si në formën e radios. Ekziston dhe mundësia për një late night show, format i ngjashëm me emisionin "Më lër të flas", që Romeo moderoi së bashku me Donaldin në Top Channel.
View this post on Instagram