Anabel Dossier

Zbulohet kurani më i vjetër në botë

22 Korrik 2015

Zbulohet kurani më i vjetër në botë

Në Universitetin e Birminghamit, në Angli është zbuluar kurani më i vjetër në botë.

Të dhënat e siguruara me radiokarbon tregojnë se manuskripti është të paktën 1370- vjeçar, çka tregon që ai është më i hershmi që ka ekzistuar ndonjëherë. Faqet e tekstit të shenjtë musliman qëndronin në librarinë e një universiteti që prej një shekulli, por nuk kishte shumë informacion për to. Eksperti i britanik i Librarive, Muhammad Isa Ualey, tha se ky është një zbulim i jashtëzakonshëm që duhet t’i lumturojë së tepërmi muslimanët.

Libri ishte mbajtur në një koleksion së bashku me tekste të tjera të Lindjes së Mesme, pa u identifikuar si Kurani më i vjetër në botë.

Burimi: BBC