
Selvije Jao ishte prezente në homazhet për të ndjerin Shpat Kasapi, në Akademinë Përkujtimore në Çair. Dukshëm e prekur, Selvija foli për Shpatin, duke treguar se ai e ka mbështetur dhe e ka përmbushur si person.
“Shpati (ishte një) njeri që mua si Selvije më ka kompletuar, më ka mbështetur, më ka respektuar dhe më ka dashur! Mbi të gjitha, më ka falur një djalë si drita. Roeli është vetëm 3 vjet e gjysmë dhe ai ende nuk e kupton që nuk e ka babain e tij”, u shpreh ajo, duke vijuar
Më tej, vijoi:
“Unë nuk e di se si do të rritet me këtë dhe nuk e di kush do t’ia tregojë, por e di që ai do të jetë shumë krenar me babain e tij”.
Shpat Kasapi u nda nga jeta në mënyrë të beftë, pas një sulmi në zemër. Ai ishte 40 vjeç.


