Showbiz

Homazhe dhe dhimbje: Përcillet për në banesën e fundit Shpat Kasapi!

Homazhe dhe dhimbje: Përcillet për në banesën e fundit Shpat

Gjatë ditës së sotme po kryhen nderimet për të përcjellë për në banesën e fundit këngëtarin Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare, nga një sulm në zemër.
 
Ceremonia mortore po zhvillohet në qytetin e tij të lindjes, Tetovë, ndërsa këngëtari i ndjerë po nderohet nga familjarët, ish-bashkëshortja, Selvija, miq, të afërm dhe fansa. Arkëmorti i tij u mbulua me flamurin kombëtar shqiptar, ndërsa njerëzit po i bëjnë homazhe në Pallatin e Kulturës.
 
Shpati do të varroset në varrezat e Tetovës, në orën 14:00.
 
Humbja e tij tronditi thellë showbiz-in shqiptar, pasi lajmi ishte krejt i papritur. Ai ndodhej me ish-bashkëshorten dhe djalin e tyre të vogël në Bolonjë, Itali, për një kontroll mjekësor për të birin. Shpati pësoi sulm në zemër dhe sipas Selvijes, ndërroi jetë në praninë e saj.

 

REELS

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm