
Nëse keni parë promo-n e emisionit të Robert Berishës "Robi plaket kur don vet", në Klan Kosova, mund të jeni surprizuar si ne kur patë se e ftuara këtë të diel është Nora Istrefi!
Në video çdo gjë duket normale, Roberti mirëpret Norën me një puthje në dorë, Nora duket e relaksuar teksa flet për "momente të vështira", Roberti e pyet nëse është e lirë në një datë të cakuar sepse "është duke u martuar", i dhuron atë që ai thotë se është një unazë diamanti dhe klipi mbyllet me "të dua"-t që në atë kontekst, dyshja duken se ia drejtojnë së bijës së tyre.
Pra, Nora dhe Roberti qenkan kaq miq të mirë pas ndarjes, sa nuk u kuptua fare a janë ndarë ndonjëherë!
View this post on Instagram
Nora Istrefi dhe Robert Berisha i dhanë fund historisë së tyre 14-vjeare të dashurisë në vitin 2019. Lajmin asokohe e konfirmoi vetë Roberti mes një postimi në Instagram, pas shumë aludimesh nga portalet.
Që nga ajo kohë, dyshja "premtuan" se do të mbeteshin miq të mirë dhe duket se fjala është mbajtur. :)