
Lajmi për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi ka sjellë reagime të shumta nga artistë, kolegë dhe emra të njohur të jetës publike. Mesazhet e tyre të ngushëllimit u publikuan kryesisht në rrjetet sociale, ku shumë prej tyre vlerësuan Shpatin si njeri dhe kontributin e tij në muzikë.
Ja reagimet e disa prej tyre:
Ardit Gjebrea

Arbana Osmani

Vesa Luma


Olti Curri

Ermal Fejzullahu

Fifi

Elita Rudi

Visjan Ukcenaj

Getinjo

Anxhela Peristeri

Albana Osmani

Butrint Imeri

Roza Lati

Labinot Gashi

Bes Kallaku

Gjatë viteve të tij në skenë, Shpat Kasapi u identifikua me disa këngë që u kthyen në hite që i rezistuan kohës, si "Valle Kosovare", "Axhami", "Kush të ndau prej meje", "Falma" etj.

Shpat Kasapi lindi në Tetovë, Maqedoni e Veriut, nga dy prindër shqiptarë, babai nga Dibra e Madhe, ndërsa nëna nga Tetova. Karrierën muzikore e filloi që në moshë të re, në festivalet për fëmijë. Në Shqipëri, u bë i njohur kryesisht pas pjesëmarrjes në Top Fest, ku u shndërrua një nga idhujt e adoleshentëve asokohe.

Ai la pas vetes një djalë 3-vjeçar, të cilin e kishte me ish-partneren, Selvije Jao.