Health

Momenti i së vërtetës: A të sinkronizohen menstruacionet me gocat që rri më shpesh?

Momenti i së vërtetës: A të sinkronizohen menstruacionet me

Menstruacionet, kjo tematikë me kaq shumë mite dhe çudira! Sot, për fatin tënd (dhe tim) të keq, jemi këtu për të thyer një tjetër mit: Atë të sinkronizimit të menstruacioneve me miken, motrën, kushërirën (shpresojmë jo me vjehrrën).
 
“Mbaj mend që e dëgjoja këtë nga familjarët kur isha më e re,” thotë Dr. Rachel Jensen, Darney-Landy nga “American College of Obstetricians and Gynecologists”. Jensen shprehet se e kupton pse ky besim është kaq popullor:

“Ideja që trupat tanë do të sinkronizoheshin me ata që jemi afër është ngushëlluese dhe lidhëse, por trupi nuk funksionon me të vërtetë në këtë mënyrë”.

Pra, a është i vërtetë sinkronizimi menstrual?
 
Jo! Kjo ide fitoi shumë vëmendje në fillim të viteve 1970, kur Dr. Martha McClintock publikoi artikullin e parë shkencor mbi sinkronizimin menstrual. Aty ajo vëzhgoi studente që jetonin në një konvikt kolegji dhe arriti në përfundimin se gratë që jetojnë pranë njëra-tjetrës ose ndajnë një ambient të përbashkët përjetojnë një përputhje të cikleve të tyre menstruale. Ky u bë e njohur si “Efekti McClintock”.
 
Disa studime pasuese në vitet 1990 konfirmuan gjetjet e McClintock.

Disa sugjeruan se kjo përputhje mund të jetë rezultat i “sinjaleve olfaktive” ose feromoneve që përshpejtojnë ose vonojnë ciklin menstrual. Por, studimet më të fundit, që janë “më rigorozisht të dizajnuara”, “nuk kanë treguar asnjë sinkronizim midis cikleve menstruale të grave që jetojnë bashkë,” thotë Dr. Jewel Kling, kryetare e shëndetit të grave në “Mayo Clinic”, Arizona. Dhe kërkimi nuk ka treguar se si trupi mund të shkaktojë këtë efekt.

“Nuk ekziston një mekanizëm biologjik për sinkronizimin menstrual,” thotë Jensen.

Pse besojnë kaq shumë njerëz në sinkronizimin menstrual?

“Shumë gra mendojnë se kjo është e vërtetë,” thotë Dr. Salena Zanotti, OB-GYN në Cleveland Clinic. "Nëse duket sikur periudhat e njerëzve po sinkronizohen, ky është rezultat i paragjykimeve të informacionit dhe statistikës, jo i biologjisë".

Ne kemi më shumë gjasa të dimë dhe të kujtojmë kohën e menstruacioneve të atyre që jemi afër, thotë Jensen. Kjo do të thotë se nëse ciklet tona përputhen, kemi më shumë gjasa që ta vëmë re. Duke qenë se ciklet menstruale ndryshojnë në kohë dhe interval, është e mundur që ciklet e dy personave të përputhen në një moment, thotë Jensen:

“Studimet tregojnë se ciklet sinkronizohen me të njëjtin ritëm siç do ta prisnim sipas probabilitetit matematikor për shkak të rastësisë.”

Çfarë ndikon në kohën e ciklit menstrual?
 
Shumë faktorë ndikojnë në kohëzgjatjen dhe kohën e ciklit menstrual, thonë ekspertët. Këta përfshijnë:
 
- Trupi, sigurisht: Një BMI e lartë lidhet me cikle të parregullta, thotë Kling.

- Mosha: “Menstruacionet mund të jenë të parregullta tek adoleshentet dhe tek personat pranë menopauzës”, thotë Jensen.

- Stresi psikologjik: Depresioni mund të prishë ciklin e dikujt.

- Përdorimi i ilaçeve të ndryshme dhe kontraceptivëve.

- Gjendjet mjekësore, si sëmundjet e tiroides, sindroma policistike ovariane ose menopauza.

- Faktorët e stilit të jetesës, si pirja e duhanit, alkooli dhe kafeina, dieta dhe aktiviteti fizik.
 

REELS

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_

🙂‍↕️🙂‍↕️🙂‍↕️

Gjatë një seance në parlament ku po flitej për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, deputeti Reichardt nisi ta ndërpriste dhe t’i ndërhynte asaj gjatë fjalimit. Kathrin Gebel ndaloi fjalimin, u kthye nga ai dhe i tha tekstualisht: “Zoti Reichardt, klitori ka 10,000 mbaresa nervore dhe ju përsëri jeni më i ndjeshëm se ai!” Ky reagim i papritur “shokoi” sallën dhe u shpërnda me shpejtësi në Instagram e TikTok. Njerëzit në rrjet e kanë quajtur si një nga replikat më epike dhe të shpejta (comeback) në politikën gjermane kohët e fundit.