Showbiz

Emri i Loredanës në titujt e mediave gjermane, partneri përfshihet në skandal armësh të ndaluara

Emri i Loredanës në titujt e mediave gjermane, partneri
Foto: Karim Adeyemi, Loredana/ Instagram

Karim Adeyemi, sulmuesi i Borussia Dortmund dhe i kombëtares gjermane, është gjobitur me 450 mijë euro pas një urdhri penal të lëshuar nga Gjykata e Wetter, pasi autoritetet gjetën në makinën e tij armë të ndaluara, mes tyre një shkop metalik goditës dhe një pajisje elektro-impulsi.

Sipas raportimeve të medias gjermane (tabloid) BILD, çështja nuk do të shkojë në gjyq publik, pasi urdhri penal është bërë tashmë i formës së prerë. Prokuroria konfirmoi se procedura është mbyllur, ndërsa avokati i futbollistit tha se pajisjet ishin marrë rastësisht përmes një “kutie misteri” të porositur online, pa dhënë shpjegime të tjera.

Federata Gjermane e Futbollit ka sqaruar për SportBild se nuk do të marrë masa sportive kundër Adeyemit, edhe pse trajneri Julian Nagelsmann dhe drejtues të tjerë të federatës janë takuar me futbollistin për të diskutuar situatën. Lojtari do të ketë një shënim administrativ në regjistrin qendror, por nuk konsiderohet i dënuar penalisht sipas sistemit gjerman, pasi gjoba nuk kalon pragun që e shndërron në precedent penal.

BILD ka përmendur gjithashtu edhe partneren e tij, Loredanën, duke e përshkruar çiftin si një dyshe me stil jetese luksoz që ka tërhequr vëmendje të madhe në Gjermani.

Sipas disa mediave lokale, periudha kur u krye kontrolli lidhej me një udhëtim të çiftit në Greqi gjatë verës së vitit 2024, megjithëse nuk ka asnjë provë se ajo është pjesë e hetimit apo ka rol në akuzat. 

REELS

Dakord?

😼

Diana VS Camilla 😂

Fundjavë të këndshme ju uroj!

Ne familjen tuaj si funksionon 😼

Cynthia Erivo ndërhyri gjatë premierës së “Wicked: For Good” në Singapor, pasi një fans kaloi sigurinë dhe e përqafoi Ariana Grande-n pa aprovim. Ngjarja ndodhi në tapetin e gjelbër, teksa Grande po pozonte për median. Erivo u vendos mes saj dhe fansit, përpara se stafi i sigurisë ta largonte. As Grande dhe as organizatorët nuk kanë dhënë një reagim zyrtar.

Si 🍷 dhe ky

Ka filluar numërimi mbrapsht! GEW Albania 2025 nis vetëm pas disa ditësh. Përgatituni për një javë plot inovacion, ide dhe histori frymëzuese. #GEWAlbania #Countdown

@orindahuta you lucky woman! 🧿 *Te plote intervistën e gjeni te “Dalina Show” në Youtube/Andale

Fushatat promocionale të Anabel janë këtu për t’i dhënë dritë markës tënde këtë fundvit! 🎁🎄 Zbulo i pari si mund të bëhesh pjesë! 📞 +355 69 707 0150 #AnabelHolidayCollabs

Loredana's name in German media headlines, partner involved in banned weapons scandal

Emri i Loredanës në titujt e mediave gjermane, partneri
Photo: Karim Adeyemi, Loredana/ Instagram

Karim Adeyemi, the Borussia Dortmund and German national team striker, has been fined 450,000 euros following a criminal order issued by the Wetter Court after authorities found prohibited weapons in his car, including a metal baton and an electro-pulse device.

According to reports in German tabloid BILD, the case will not go to a public trial, as the criminal order has already become final. The prosecutor's office confirmed that the proceedings have been closed, while the footballer's lawyer said that the equipment was received by chance through a "mystery box" ordered online, without giving any further explanation.

The German Football Association has clarified to SportBild that it will not take sporting measures against Adeyemi, although coach Julian Nagelsmann and other federation officials have met with the player to discuss the situation. The player will have an administrative entry in the central register, but is not considered a criminal conviction under the German system, as the fine does not exceed the threshold that turns it into a criminal record.

BILD also mentioned his partner, Loredana, describing the couple as a duo with a luxurious lifestyle that has attracted great attention in Germany.

According to some local media, the period when the check was carried out was related to a trip the couple took to Greece during the summer of 2024, although there is no evidence that it is part of the investigation or has a role in the allegations.