
Edhe këtë vit, vizita e Samir Manes në Panairin e Librit në Tiranë nuk kaloi pa u vënë re. Fotografi jonë ka fiksuar momentet kur ai shfleton librat mes stendave, një ritual i përvitshëm për sipërmarrësin që, pavarësisht axhendës së ngarkuar, gjen gjithmonë kohë për të zgjedhur titujt e rinj.

Në mënyrë ekskluzive, mësohet se cilët libra ka blerë këtë vit Samir Mane, një listë që çdo vit ngjall kureshtje te publiku. Titujt e blerë:
* “Ndëshkimi i dytë i Evës” – Artan Fuga
* “Shakaja” – Milan Kundera
* “Të vërtetat që besoj” – Agron Aranitasi
* “Të poshtëruar: Të mbijetosh në botën e ekstremeve” – Lea Ypi
* “Një ditë tjetër” – Mira Kazhani
* “11 Presidentët” – Roland Qafoku
* “Historia e filozofisë perëndimore” – Bertrand Russell

Vizita e Manes, sipërmarrësi i vetëm shqiptar në listën e Forbes, në Panair është kthyer tashmë në një interes të përvitshëm për faktin se zgjedhjet e tij të leximit shtojnë çdo vit një tjetër kuriozitet: çfarë ka tërhequr vëmendjen e tij këtë herë?