
Ben Blushi ishte i ftuar së fundmi në "Mirëmbrëma Yje" me Arbana Osmanin dhe zbuloi se, sipas tij (pasi Arbana s'u duk aq e sigurt), ishte ai që e bëri Arbanën moderatore të Big Brother-it, programi që të gjithë e dimë, i dha njohjen dhe suksesin më të madh Arbanës.
"Në qoftë se s'do isha unë, ti s'do e bëje Big Brother-in dhe këtë duhet t'ua thuash të gjithëve. Ti pate fat që unë erdha aty," tha Blushi teksa Arbana u shpreh se "nuk e dinte", më shumë se një herë.
I vendosur përballë pyetjes "Arbana apo Ledioni" si moderatori më i mirë për reality, Ben Blushi tha pa hezitim:
"Patjetër ti. Ti je më e talentuara për atë punë dhe gjynah që s'e bën Big-un. Kjo është arsyeja pse të zgjodha. Ata më kërkuan që të vendosja Ledionin, unë s'e pranova dhe vura veton për ty. Dhe bëra shumë mirë.
Arbana nuk shtoi ndonjë koment pas kësaj deklarate. Fjala duhet të ketë shkuar në vesh të Ledionit ama, i cili pas intervistës ka postuar këtë story:

Një varg teksti nga kënga e Rosalia-s, që thotë "S'po kërkoj për hakmarrjen, hakmarrja është duke kërkuar për mua," duket si një kundërpërgjigje ndaj Arbanës, e cila në fund të fundit, ishte personi që bëri me vetëdije pyetjen "Unë apo Ledioni?".