Showbiz

E kanë sulmuar fansat e Elvanës pas momentit viral? Përgjigjet Jonida Maliqi

E kanë sulmuar fansat e Elvanës pas momentit viral? Përgjigjet
Foto: Jonida Maliqi, Elvana Gjata/ Instagram

E ftuar në Podfestë, Jonida Maliqi ka folur për momentin viral të tensionit mes saj dhe Elvana Gjatës në Festivalin e Këngës vitin e shkuar. Nëse ju ka shpëtuar, vitin e kaluar Jonida Maliqi ishte pjesë e jurisë dhe Elvana Gjata konkurronte me këngën "Karnaval". Në momentin e votimit, Jonida rendit të dytën këngën e Elvanës dhe bën një nënqeshje që nuk i shpëtoi njerëzve. Motivet e mundshme për këtë situatë, i gjeni këtu.

Një vit më pas, Jonida u gjend përballë pyetjes së Olti Currit: "Sa të kanë sulmuar fansat e Elvanës?" për atë që ndodhi. Dhe Jonida u përgigj:

"Më kanë sulmuar në fillim, para Shkodrës Elektronike, kur ka fituar Arilena Ara. Asokohe unë vija nga Festivali i 2018-ës dhe në 2019-ën duhet të jepja trofeun dhe m'u desh t'ia jepja Arilenës. Pastaj, më ftojnë në post festival, ku unë shprehem si artiste. Dhe njerëzit këtë ngatërrojnë, zakonisht krijohen skenare absurde, jo vetëm nga publiku, por edhe nga mediat, që kanë të bëjnë me anën personale. Ana personale nuk ka të bëjë fare. Dhe vetëm se thashë 'kënga e Arilenës, sipas shijeve të mia muzikore, është kënga fituese'."

Dhe me të drejtë, Olti i thotë "pra, paske dalë dy herë kundër Elvanës, artistikisht". 

"Artistikisht, ndoshta po, por personalisht, duhet ta sqarojmë një herë e mirë, Elvanën e njoh që në moshë fare të vogël. Nuk ka nevojë fare për elozhet e mia sepse në qoftë se është aty ku është, është falë atributeve të saj. Ajo është një artiste që unë e kam vlerësuar gjithmonë, por nëse mua nuk më pëlqen kënga, nuk ka të bëjë fare me çfarë është ky këngëtar, ka të bëjë vetëm me materialin muzikor."

Në fund, Jonida i "uroi shumë suksese" dhe tha se mendonte që Elvana "do vazhdonte dhe ca dekada të tjera" në tregun muzikor. Dikush që do e shohë mbase do thotë që komentet e Jonidës sërish ishin pasive-agresive, po ju s'dëgjuat gjë nga ne.

REELS

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Did Elvana's fans attack her after the viral moment? Jonida Maliqi responds

E kanë sulmuar fansat e Elvanës pas momentit viral? Përgjigjet
Photo: Jonida Maliqi, Elvana Gjata/ Instagram

Invited to Podfestë, Jonida Maliqi spoke about the viral moment of tension between her and Elvana Gjata at the Festival last year. If you missed it, last year Jonida Maliqi was part of the jury and Elvana Gjata competed with the song "Carnival". At the moment of voting, Jonida ranked Elvana's song second and made a snicker that did not escape people. You can find the possible motives for this situation here .

A year later, Jonida was faced with Olti Curri's question: "How many times have Elvana's fans attacked you?" about what happened. And Jonida replied:

"They attacked me at the beginning, before Shkodra Elektronika, when Arilena Ara won. At that time, I was coming from the 2018 Festival and in 2019 I had to give the trophy and I had to give it to Arilena. Then, they invite me to the post-festival, where I express myself as an artist. And people confuse this, absurd scenarios are usually created, not only by the public, but also by the media, that have to do with the personal side. The personal side has nothing to do with it. And it was just because I said 'Arilena's song, according to my musical tastes, is the winning song'."

And rightly so, Olti says, "Well, you've gone against Elvana twice, artistically." 

"Artistically, maybe yes, but personally, we need to clarify once and for all, I have known Elvana since a very young age. She doesn't need my praise at all because if she is where she is, it is thanks to her attributes. She is an artist that I have always appreciated, but if I don't like the song, it has nothing to do with who this singer is, it has only to do with the musical material."

In the end, Jonida "wished her much success" and said that she thought Elvana "would continue for a few more decades" in the music market. Someone who sees it will probably say that Jonida's comments were passive-aggressive again, but you didn't hear anything from us.