Fashion & Beauty

Makthi u bë realitet! Dua Lipa rikthen trendin që duhet të ishte lënë në të shkuarën!

Makthi u bë realitet! Dua Lipa rikthen trendin që duhet të ishte
Dua Lipa/ Instagram

Jo, nuk është një ëndërr! Makthi i gjithë Millenials anembanë botës po bëhet realitet dhe xhinset me bel të ulët po rikthehen! E fundit që u pa duke i veshur është Dua Lipa!
 
E dimë të gjithë që çdo trend, estetikë apo veshje që ajo miraton, kthehet menjëherë në stil. Ajo ka ndihmuar në famën e aksesorëve të ndryshme dhe është vazhdimisht pararendëse e trendeve të thonjve.

Makthi u bë realitet! Dua Lipa rikthen trendin që duhet të ishte
 
Të hënën, më 10 nëntor, këngëtarja e “Levitating” veshi pantallonat me bel të ulët dhe duket se mund ta ketë ringjallur trendin e harruar. Me një stil që të çon direkt në vitin 2002, ajo kombinoi xhinset me një xhaketë lëkure kafe, me kapelen Yankees po ngjyrë kafe dhe ja ku jemi, duke përplasur këmbët nga inati!

Makthi u bë realitet! Dua Lipa rikthen trendin që duhet të ishte
 
Mami yt ka të drejtë, moda rikthehet dhe ndoshta duhet të nxjerrësh nga dollapi xhinset e vjetra!

 

REELS

Janë të gjithë njësoj 👀

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.

7-ta është e preferuara ime.

👠 I keni veshur moj? 👠

Lloj soj trendi 💅

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.