
Mesa duket, eksperienca në “BBVA” shtron rrugën për të marrë pjesë në një projekt kinematografik! Rishtazi, Egli, e ftuar në “Pardon My French”, zbuloi se përpos muzikës, është në bisedime për t’u bërë pjesë e një filmi të ri.
“Po e them këtu ekskluzivisht, jam në bisedime në lidhje me një projekt kinematografik. Nuk kam vendosur diçka konkrete akoma, por jam duke pritur që t’i hedh një sy skenarit që ta lexoj, sepse është hapi i parë që bëhet në fakt për të parë nëse të përshtatet ose jo”, u përgjigj ajo.
Egli shtoi se mund ta ketë manifestuar eksperiencën në një film:
“Por që po dhe në fakt, është diçka që unë mendoj se e kam manifestuar pa e manifestuar sepse unë gjithmonë e kam parë veten në projekte kinematografike dhe është një pjesë e imja, kështu që e dua shumë. Pse jo?”, vijoi ajo.
Sigurisht, nuk do t’i thoshte “jo” edhe një roli në teatër, pasi e ka bërë edhe më parë, si dhe përjeton të tjera ndjesi.
“Absolutisht që po, unë kam luajtur në teatër dhe do të vazhdoja që të luaja me shumë dëshirë sepse teatri është i jashtëzakonshëm, është i prekshëm. Komplet një tjetër ndjesi”.
Kështu, Egli i shtohet listës së gjatë të personazheve të “BBVA” që janë bërë pjesë e kinemasë. Duke nisur që nga Luiz Ejlli, i cili ka luajtur bashkë me Olta Gixharin në “Në Kuadër të Dashurisë”; Kiarës, e cila ka rrëfyer se do të luajë në një film me Luizin; për të përfunduar me Rike Roçin, Erjola Doçin, Meriton Mjekiqin që së bashku janë pjesë e filmit “ADN”.

