
Në skenë, Dua Lipa është sinonim i shkëlqimit: me tuporet me gurë, fustane transparentë, dhe një prani që s’e lë askënd indiferent.
Por jashtë skene, stili i saj është një tjetër histori, më i qetë, më minimalist, por po aq elegant dhe i rafinuar. Sekreti? Veshje praktike që dalin në pah përmes ngjyrave apo printeve me karakter.

Së fundmi, këngëtarja u pa në New York me të fejuarin Callum Turner, dhe po, solli frymëzim për të gjithë ne që po kërkojmë pallton e sezonit. Dua kishte zgjedhur një fustan të zi Roberto Cavalli, një çantë Schiaparelli me detaje ari dhe një pallto me print gjarpri nga Jil Sander që vodhi gjithë vëmendjen.


Nëse deri dje princi i vjeshtës ishte leopardi, tani duket se gjarpri po merr fronin. Dhe ndoshta, falë Dua Lipës, kjo është arsyeja pse vjeshta 2025 do të jetë më e egër se kurrë (gjithmonë në stil).





