Metropolitan

Ndahet nga jeta Diane Ladd, aktorja e nominuar për Oscar dhe nëna e Laura Dern

Ndahet nga jeta Diane Ladd, aktorja e nominuar për Oscar dhe nëna e
Getty

Aktorja Diane Ladd, nëna e Laura Dern, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Në një deklaratë për People, Laura ndau lajmin e trishtë, duke u shprehur:

“Heroina ime e jashtëzakonshme dhe dhurata më e madhe e jetës sime, nëna ime, Diane Ladd,  ndërroi jetë në praninë time këtë mëngjes, në shtëpinë e saj në Ojai, Kaliforni”, tha Laura, 58 vjeç, në një deklaratë më 3 nëntor.

“Ajo ishte bija, nëna, gjyshja, aktorja, artistja dhe shpirti më empatik që vetëm ëndrrat mund ta kishin krijuar. Ne ishim me fat që e kishim. Tani po fluturon me engjëjt”, shtoi aktorja.

Diane Ladd u shqua në shumë filma dhe seriale televizive, përfshirë “Alice Doesn’t Live Here Anymore”; “Wild at Heart” dhe “Rambling Rose”. Ajo u nominua tri herë për çmimin Oscar dhe tri herë për Emmy.

Ndahet nga jeta Diane Ladd, aktorja e nominuar për Oscar dhe nëna e

Lindur më 29 nëntor 1935 në Laurel, Misisipi, Diane ishte fëmija i vetëm i veterinerit Preston Paul Ladner dhe aktores Mary Bernadette Ladner. Ajo filloi të aktronte, kërcente dhe këndonte që në moshë të re, sipas “Life After 50”.

Kur nisi punën në Hollyëood, ajo e shkurtoi mbiemrin nga Ladner në Ladd. Në vitet ’50 dhe ’60,  u shfaq në shumë seriale televizive si “Naked City”, “Perry Mason” dhe “Mr. Novak”. Roli i saj i parë zyrtar në film ishte në dramën kriminale “The Wild Angels” (1966), me aktorët Nancy Sinatra, Bruce Dern dhe Peter Fonda, mik dhe bashkëpunëtor i saj për shumë vite.

Tetë vjet pas debutimit të saj, Diane luajti në komedinë dramatike të Martin Scorsese, “Alice Doesn’t Live Here Anymore” (1974), duke marrë nominimin e parë për Oscar si aktore dytësore për rolin e Flo. Filmi u përshtat më pas në serialin televiziv “Alice”, që i solli asaj çmimin Golden Globe për aktoren më të mirë dytësore në një serial në vitin 1981.

Ndahet nga jeta Diane Ladd, aktorja e nominuar për Oscar dhe nëna e

Pas këtij suksesi, Ladd vazhdoi karrierën me filma si “Something Wicked This Way Comes” (1983), “Ghosts of Mississippi” (1996), “28 Days” (2000), “Charlie’s War” (2003), “Joy” (2015) dhe “Gigi & Nate” (2022). Ajo pati gjithashtu role në seriale si “Kingdom Hospital” dhe “Chesapeake Shore”.

Edhe pse fillimisht kundërshtoi që vajza e saj Laura të ndiqte të njëjtën rrugë, sërish, bashkëpunuan në disa projekte. Filmi i parë që nënë e bijë realizuan bashkë ishte “Wild at Heart” (1990), që i solli Ladd nominimin e saj të dytë për Oscar si aktore dytësore.

Ato bashkëpunuan sërish në “Rambling Rose” (1991), ku të dyja morën nominime për Oscar, Laura për aktoren më të mirë dhe Ladd për aktoren dytësore më të mirë. Më pas u ribashkuan në “Citizen Ruth” (1996), “Inland Empire” (2006) dhe në serialin e HBO-së “Enlightened”.

Ndahet nga jeta Diane Ladd, aktorja e nominuar për Oscar dhe nëna e

Diane Ladd u martua tre herë. Para martesës shtatëvjeçare me William A. Shea Jr. (1969–1976), ajo ishte martuar me Bruce Dern në vitin 1960, me të cilin kishte dy vajza. Vajza e tyre e vogël vdiq në një aksident në pishinë në moshën 18-muajshe.

Ndahet nga jeta Diane Ladd, aktorja e nominuar për Oscar dhe nëna e

“Ajo goditi kokën dhe humbi ndjenjat. Gjithçka ndodhi në çast. Ajo vdiq dhe unë kurrë nuk e kapërceva këtë,” tregoi Ladd për “CBS News” në vitin 2023. “Nuk ka rëndësi çfarë i thua vetes apo çfarë të thonë të tjerët; fëmija nuk duhet të vdesë para prindit”, u shpreh ajo.

Më tej, u shpreh për “Parade” se vdekja e vjazës çoi në divorcin e saj nga Bruce në vitin 1969, pas nëntë vitesh martesë.

“E përjetuam së bashku tragjedinë e vdekjes së vajzës sonë dhe menduam se një fëmijë tjetër do të na ndihmonte, por ishim shumë të plagosur,” tha ajo, duke pranuar se më vonë kishte vështirësi ta mbronte Laura-n nga rreziqet dhe fama.

Ndahet nga jeta Diane Ladd, aktorja e nominuar për Oscar dhe nëna e

“Unë isha e tmerruar, duke qenë vetëm me Laura-n. Duhej ta detyroja veten të mos isha tepër mbrojtëse, sepse kisha humbur një fëmijë. Rezultati ishte se ndodhi e kundërta; e lashë të mendonte lirisht dhe kjo e ndihmoi të bëhej vetvetja.”

REELS

E meriton 😼

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania

Prit se duhet lëviz içik shpatulla 💃 💅

JLo i bashkohet trendit 😍

😔

Ëndrra ime është që të bëhem avokate 👩‍⚖️

Evapify është më shumë se një brand është simbol i energjisë rinore. Një stil jetese që përfaqëson lirinë, kreativitetin dhe vetëbesimin. Çdo moment me @evapify.albania është një përvojë që lidhet me ritmin e brezit të ri.

Do i blinit ma do mendja 😼

POV: Ka ndodhur një super dramë në punë dhe ti ishe i vetmi që dëgjove gjithë sherrin

Retinol Booster Serum – Jeclaire Rezultatet e fuqishme të retinolit, pa skuqje, pa tharje, pa irritim. 3 retinoide bimore + 0.3% Vit A për lëkurë më të lëmuar, më të ndritshme, më të fortë. Me acid hialuronik & vitamin complex – ushqen, rigjeneron, mbron. Përdor në darkë, SPF ditën. #Jeclaire #RetinolBooster #skinconfidence