
Selena Gomez ndau disa mendime të sinqerta me revistën PEOPLE rreth mënyrës se si kujdeset për veten në periudha të vështira, teksa mbante fjalën e saj gjatë mbrëmjes bamirëse të Rare Impact Fund, në Los Angeles.
Këngëtarja, aktorja dhe themeluesja e Rare Beauty tregoi se si arrin të qëndrojë e fortë pavarësisht sfidave:
“Ka ditë kur thjesht duhet t’i lejosh vetes ta përjetosh gjithçka që ndjen. Pastaj, qesh. Nuk di cili është ‘çelësi’. Thjesht di çfarë funksionon për mua. Më pëlqen të takoj një mik, të flas me terapistin tim dhe të kërkoj njerëz që mund të më ndihmojnë në atë moment.”
View this post on Instagram
Ajo i ndau këto këshilla në një mbrëmje që përputhej në mënyrë të përsosur me mesazhin e saj, një ngjarje kushtuar mbështetjes së shëndetit mendor të të rinjve.
Rare Impact Fund synon të mbledhë 100 milionë dollarë për të financuar programe të shëndetit mendor, me eventin e zhvilluar në NYA Studios West, të drejtuar nga Jimmy Kimmel dhe me performanca nga The Marías dhe Laufey.
Selena mori pjesë në event e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Benny Blanco, me të cilin u martua së fundmi në Santa Barbara, më 27 shtator.
“Shpresoj të vazhdojmë të mbledhim fonde për atë që bëjmë në të gjithë botën. Arrijmë të prekim jetën e 2 milionë të rinjve çdo ditë. Kjo më mbush me entuziazëm, sepse e shohim realisht ndryshimin që po bëjmë. Është diçka vërtet e jashtëzakonshme,” – tha ajo.


