Duket se Margot Robbie i ka shtuar vetes së saj një adhurues të rëndësishëm. Cristiano Ronaldo ka ndaluar së adhuruari fotot e veta dhe i ka kushtuar vëmendje fantastikes së 'The Wolf of Wall Street"duke pëlqyer fotot e australianes Robbie në Instagram. Ylli i Real Madridit, një prej beqarëve më të lakmuar aktualisht, pas ndarjes nga supermodelja Irina Shayk në fillim të vitit pas lidhjes 5-vjeçare, e ka bërë tashmë të qartë se është një tifoz i bukuroshes seksi.
Fansat kanë nisur menjëherë komentet mbi një lidhje të mundshme me aktores dhe 30-vjeçarit duke komentuar se ajo dhe Cristiano do të dukeshin shumë bukur bashkë. Madje një tjetër fans i shkroi Margot: 'I dashuri jot është i mirë, por askush nuk krahasohet me të fuqishmin Ronaldo'.
Duhet thënë se aktorja është prej një viti në lidhje me regjizorin britanik, Tom Ackerley madje thashethemet thonë se çifti mund të jetë fejuar.
Burimi: Mirror