News

Njerëzit i mëshojnë pretendimit se Brigitte Macron ka lindur mashkull, por edhe ajo s’po ua lë mangët!

Njerëzit i mëshojnë pretendimit se Brigitte Macron ka lindur
Shutterstock

Dhjetë persona do të dalin në gjyq në Paris të hënën për ngacmim online ndaj Brigitte Macron, pasi ngritën pretendime të rreme se Zonja e Parë franceze është në fakt një burrë me emrin Jean-Michel Trogneux.

Gjyqi në Francë vjen pasi presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij ngritën një padi për shpifje në SHBA në fund të korrikut, në lidhje me një thashethem që u përhap dhe u shtua online se Brigitte Macron kishte lindur fillimisht si mashkull.

Padia e çiftit Macron në SHBA e quajti këtë një seri “gënjeshtrash të verifikueshme si të rreme dhe shkatërruese”, të përhapura në internet nga moderatorja konservatore Candace Owens, e cila pretendonte se Brigitte Macron, 72 vjeç, ka lindur burrë. Në dokumentet ligjore thuhej se provat e hidhnin poshtë qartë këtë “narrativë groteske”, që ishte shndërruar në “një fushatë poshtërimi global” dhe “ngacmim të pamëshirshëm në shkallë botërore”.

Gjyqi francez për ngacmim online është i ndarë nga procesi në SHBA dhe lidhet me një ankesë ligjore të paraqitur nga Brigitte Macron në vitin 2024. Dhjetë të pandehurit, tetë burra dhe dy gra, të moshës 41 deri në 60 vjeç, do të gjykohen në gjykatën penale të Parisit, të akuzuar për ngacmim online ndaj Zonjës së Parë franceze. Nëse shpallen fajtorë, ata përballen me deri në dy vjet burg.

Të pandehurit, që mohojnë çdo akuzë, janë akuzuar se kanë bërë komente të shumta keqdashëse për gjininë dhe seksualitetin e Brigitte Macron, madje duke e barazuar diferencën e saj të moshës me bashkëshortin me “pedofili”, sipas prokurorëve.

Padia e çiftit Macron në SHBA theksonte se pretendimi se Brigitte Macron kishte lindur si burrë me emrin Jean-Michel Trogneux është plotësisht i rremë dhe se Trogneux është në fakt vëllai i saj 80-vjeçar. Ai jeton në qytetin verior francez Amiens, ku është rritur me Brigitte dhe katër vëllezër e motra të tjerë në një familje të njohur për biznesin e çokollatës. Ai ka qenë i pranishëm publikisht përkrah Brigitte në inaugurimet presidenciale të Emmanuel Macron në vitet 2017 dhe 2022.

Zonja e Parë franceze paraqiti një ankesë në Paris në gusht 2024, e cila çoi në një hetim për ngacmim online dhe arrestime në dhjetor 2024 dhe shkurt 2025. Ndër të pandehurit, është edhe Aurélien Poirson-Atlan, 41 vjeç, një publicist i njohur në rrjetet sociale me pseudonimin “Zoé Sagan”, shpesh i lidhur me qarqe teorish konspirative.

Në mesin e të pandehurve është edhe një grua ndaj së cilës Brigitte Macron kishte ngritur padi për shpifje në vitin 2022: Delphine J., 51 vjeçe, një mediume “shpirtërore” që përdor emrin artistik Amandine Roy. Në vitin 2021, ajo publikoi një intervistë që zgjati katër orë me gazetaren e vetëshpallur të pavarur Natacha Rey në kanalin e saj në YouTube, ku pretendohej se Brigitte Macron, emri i vajzërisë Trogneux, kishte qenë dikur burrë me emrin Jean-Michel Trogneux.

Të dyja gratë u dënuan në vitin 2024 të paguanin dëmshpërblim ndaj Brigitte Macron dhe vëllait të saj, por dënimi u rrëzua më pas në apel. Vendimi i gjykatës së apelit nuk nënkuptonte se pretendimet ishin të vërteta, por gjyqtarët vendosën se rasti nuk përmbushte përkufizimin ligjor të shpifjes.

Brigitte Macron dhe Jean-Michel Trogneux e kanë çuar çështjen në gjykatën më të lartë franceze, Cour de Cassation.

Pretendimet se Brigitte Macron është burrë u shfaqën që në vitin 2017, në kohën e zgjedhjes së Emmanuel Macron si president dhe u përhapën nga qarqe të ekstremit të djathtë dhe teoricienë konspiracionesh në Francë dhe SHBA. Çifti presidencial ngriti në korrik një padi për shpifje në SHBA kundër Owens, e cila kishte prodhuar një projekt të titulluar “Becoming Brigitte”, duke pretenduar se Zonja e Parë franceze kishte lindur mashkull.

Avokati amerikan i çiftit Macron ka thënë se ata planifikojnë të paraqesin “prova shkencore” dhe fotografi për të vërtetuar se zonja e parë nuk ka lindur burrë. Disa prej të pandehurve në gjyqin e Parisit kishin shpërndarë postimet e influencueses Owens.

Teoria e rreme për gjininë e Brigitte Macron u përhap edhe për shkak se marrëdhënia e çiftit Macron ka qenë shpesh objekt diskutimi online. Brigitte Macron, e cila është 24 vjet më e madhe se bashkëshorti, e njohu Emmanuel Macron-in kur ajo ishte mësuese frëngjishteje në shkollën e tij jezuite në Amiens dhe ai mori pjesë në një dramë që ajo drejtonte.

Në padinë në SHBA thuhej:

“Nëpërmjet programit teatror të shkollës, presidenti Macron dhe zonja Macron krijuan një lidhje intelektuale më të thellë.”

Shtohej gjithashtu:

“Në çdo moment, marrëdhënia mësuese-nxënës mes zonjës Macron dhe presidentit Macron mbeti brenda kufijve ligjorë.”

Brigitte Macron, e cila ka tre fëmijë nga martesa e saj e parë, u divorcua në vitin 2006 dhe u martua me Emmanuel Macron-in vitin pasues, kur ai ishte 30 vjeç. Brigitte Macron nuk ka folur publikisht për pretendimet e rreme që nga viti 2022, kur i tha radios franceze “RTL” se akuzat ishin “një sulm i pamundur ndaj pemës familjare të prindërve të saj”.

Ajo i tha edhe televizionit “TF1” se dëshironte të ishte shembull për të tjerët që të mos vuajnë në të njëjtën mënyrë, duke theksuar: “Lufta kundër ngacmimit online është beteja ime.”

REELS

Në një video të bërë virale së fundmi nga Teherani, shihen një grup rok që performon në publik ndërsa burra dhe gra kërcejnë me njëri-tjetrin.

Kush është Kendall në lidhjen tuaj?

Ky është i vetmi reagim i saktë. Tag shoqes që nuk i ndahet toksikut që të zërë mend.

Si ju duken?

Thjesht një test 😼

I keni parë kostumet e reja nga Shop Class? Këtë sezon vijnë ndryshe dhe JO, nuk janë njësoj si gjithë të tjerët sepse koleksioni i ri “WEAR YOUR ENERGY’ me prerjet e veçanta, oversize, i shkojnë çdo trupi. Shto këtu detajin më IN të ‘Layers-ave’ dhe 5 ngjyrat i bëjnë ndryshe nga gjithçka që keni parë më parë. Për të vërtetuar çdo fjalë që është shkruar më sipër shkoni te @shopclassavonline dhe zgjidhni kostumin tuajin sepse vajzat që nuk duan të jenë si të tjerat, meritojnë CLASS.

Gjithmonë gati!

@sunride.al bën 2 vjeç dhe në këtë ditëlindje vjen me shumë oferta dhe argëtim pa fund.

Një brand shumë ndryshe vjen për herë të parë në Shqipëri! @skin.care.albania

Prindërit më kanë krahasur gjithmonë me kushërirat, ndaj s’ndihem kurrë sikur bëj mjaftueshëm.