
Hailey Bieber ka zbluar në podkastin “In Your Dreams with Owen Thiele” se e ka në plan të bëjë fëmijë të tjerë me Justin Bieber, por s’e ka me ngut.
“E di që dua më shumë se një fëmijë, por nuk kam nxitim,” tha themeluesja e Rhode, e cila, së bashku me Justin Bieber, mirëpritën Jack Blues, gjatë vitit të kaluar.
Kur moderatori Owen Thiele bëri shaka duke thënë se ajo dhe këngëtari i do të kenë “pesë Bieber-a që vrapojnë gjithandej”, Hailey u duk e kënaqur me idenë.

Modelja foli me entuziazëm për mëmësinë, duke shtuar:
“Është kaq argëtuese. Më pëlqen të jem nënë.cGjithmonë e kam ditur që doja të bëhesha nënë, që kur isha e vogël. Gjithnjë e kam imagjinuar veten me fëmijë.”
Modelja dhe Justin njoftuan se ajo kishte sjellë në jetë djalin e tyre në gusht 2024.

Çifti e mbajti shumicën e shtatzënisë së Hailey-t të private dhe njoftoi publikisht lajmin në maj, përmes disa fotove nga ceremonia e ribetimit të martesës në Hawaii.
Hailey dhe Justin, të cilët u martuan në vitin 2018, kanë zgjedhur të mos tregojnë portretin e djalit të tyre, pavarësisht se kanë ndarë disa pamje të tij në rrjetet sociale.



