
Sezoni i ri i telenovelës sapo nisi! Loredana, e cila këtë herë e hodhi vetë shashkën, mund të ketë thumbuar sërish ish-të dashurin, Jozefin Markun. Ja ulu, të ta tregojmë se ç’ka ndodhur me rend kronologjik.
Si fillim, Loredana, e ftuar në “Shqipëria Live”, u shpreh ndër të tjera se Jozi është i vetmi burrë që ka pasur këtë vit.
“Ka disa marrëdhënie që nuk shuhen kollaj dhe besoj që unë dhe Jozi pavarësisht se jemi munduar të mërzisim njëri tjetrin, prapë emrat tanë kanë për t’u lidhur gjithmonë. Është burri i vetëm që kam pasur këtë vit. E ka parë gjithë Shqipëria”.
Më tej, tha se u gëzua për koncertet e tij dhe se kanë komunikuar nga pak: “U gëzova shumë për koncertet. I uroj suksese. Kemi pasur pak komunikim”.
Kalojmë te Jozi, i cili mund të ketë nisur prapë kalvarin e kunjave. Përmes një postimi në Instastory, ku publikoi këngën e tij “Shprehem”, Jozi tha:
“Lyp sa të duash, se më mirë s’gjen”.

Loredana mund ta ketë ndjerë thumbin dhe publikoi një foto, ku shkroi:
“Lojërat e tua provojnë madhështinë time. Të fala të dashurës”, me një emoji fantazme.

Kujtojmë se Jozi ka thënë publikisht se ka një të dashur, por gjithsesi, urojmë t’i këtë bërë hide nga Instagram-i.
E dimë që kënga është specialiteti i Jozit, por po ua dedikojmë ne një këngë: “Deri kur?” – (ironikisht) Don Xhoni.