News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Votime në Maqedoninë e Veriut/ Hamasi/ Princi Andrew/ Kufiri mes Pakistanit dhe Afganistanit

Zhvillohen zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të votojnë për zgjedhjet lokale, të cilat do të zgjedhin kryetarët e komunave dhe këshilltarët komunalë në të gjithë vendin. 1,832,415 qytetarë kanë të drejtë vote.

Gjatë ditës së shtunë, u mundësua votimi për personat e sëmurë, të burgosurit, si dhe atyre që nuk kishin mundësi të shkonin vetë në qendra. Votimi nis në orën 07:00 në mëngjes, ku të gjitha vendet e votimeve janë të hapura dhe do të mbyllet pas 12 orësh. Njerëzit do të përzgjedhin mes 309 kandidatëve.

SHBA thotë se Hamasi po planifikon të vrasë civilë në Gazë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), ka prova të besueshme se Hamasi do të bëjë një sulm të menjëhershëm karshi civilëve në Gazë dhe sipas SHBA, kjo përbën shkelje të menjëhershme të armëpushimit të vendosur mes Izraelit dhe Gazës.

“Ky sulm i planifikuar ndaj civilëve palestinezë do të përbënte shkelje të drejtpërdrejtë dhe të rëndë të marrëveshjes së armëpushimit dhe do të minonte përparimin e bërë përmes përpjekjeve për ndërmjetësim. Nëse Hamasi e ndërmerr këtë sulm, do të ketë masa për të mbrojtur banorët e Gazës dhe për të ruajtur integritetin e armëpushimit”, u shpreh DASH në një deklaratë.

Princi Andrew heq dorë nga titujt mbretërorë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Princi Andrew, djali i mbretëreshës Elizabeth II, ka bërë një njoftim që ka shokuar jo pak Mbretërinë e Bashkuar. Ai u shpreh se po heq dorë në mënyrë përfundimtare nga gjithë titujt dhe nderimet e familjes mbretërore dhe kjo vjen pas presionit të vazhdueshëm që e lidhin atë me dosjen famëkeqe të pedofilit Jeffrey Epstein.

Në deklaratën zyrtare të publikuar nga pallati Buckingham, nënvizohej se ky vendim u mor “pas bisedimeve të gjata me mbretin Charles II dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore”.

Princi Andrew, i cili është 65 vjeç, u shpreh se nuk do që polemikat e shumta që lidhen me të, të dëmtojnë edhe më tej reputacionin e familjes.

“Kam vendosur të tërhiqem përfundimisht nga çdo rol mbretëror dhe publik. Do të vazhdoj jetën si qytetar privat, duke respektuar institucionin dhe vendin që i shërbeva për dekada,” – thuhet në deklaratën e tij.

Ai është përfshirë në hetimet për Jeffrey Epstein dhe i ka mohuar me forcë akuzat.

Vendoset armëpushimi mes Afganistanit dhe Pakistanit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Afganistani dhe Pakistani kanë arritur në një marrëveshje armëpushimi të menjëhershme. Vendimi erdhi pas bisedimeve të vazhdueshme me ndërmjetësit në Katar e Doha. Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme e Katarit, njoftoi se të dyja vendet do të përpiqen të vendosin një paqe të qëndrueshme.

Prej një jave, Afganistani dhe Katari kanë zhvilluar luftime në kufi, duke vrarë dhjetëra njerëz dhe plagosur qindra të tjerë. Ky është edhe konflikti më vdekjeprurës mes dy vendeve gjatë viteve të fundit.

Konflikti u përshkallëzua në fillim të muajit, pas si Afganistani, ashtu edhe Pakistani, thonë se po i kundërpërgjigjen sulmeve të tjetrit. Pakistani e akuzon Afganistanin se po strehon militantë që kryejnë sulme në zonat kufitare, ndërsa pala tjetër i mohon akuzat.

 

REELS

Art dhe dashuri 🤍

Kështu dua të vishem në dasmat e fisit që të mos i flas askujt

Një video që u bë virale së fundmi preku miliona njerëz në mbarë botën, duke kapur një gjest të thjeshtë, por thellësisht domethënës mirësie. Në Shtetet e Bashkuara, mbrëmja e maturës (“prom”) shihet si një moment i rëndësishëm – një festë plot shkëlqim që shënon fundin e shkollës së mesme, me veshje elegante, shoqërues dhe pritshmëri të larta shoqërore. Por për disa nxënës, sidomos ata që ndihen ndryshe apo të lënë mënjanë, ajo natë mund të mbajë edhe një ndjesi vetmie. Kjo ndryshoi kur kapiteni i ekipit të futbollit të shkollës mori vesh se një nga shoqet e klasës së tij do të shkonte vetëm në mbrëmjen e maturës. Pa u menduar dy herë, ai e ftoi të ishte partnerja e tij. Reagimi i saj ishte shumë emocionues. Momenti, i ndarë në një video të postuar nga Jason Kennedy, u përhap me shpejtësi në internet, duke mbledhur miliona shikime dhe mijëra komente që vlerësonin këtë akt.

Hë se thoni se vajzat duan më shumë baballarët 🤨

A keni dëgjuar për Biologique Recherche? Ofron trajtime të personalizuara që rikthejnë ekuilibrin natyral të lëkurës përmes formulave me përqendrim të lartë aktivësh. Bëni një xhiro nga @skiniqclinique dhe provojeni.

@iqos_al Teknologji dhe inovacion në ÇDO dizajn! 😍

Sa të mil 😩

gatuan shpesh dhe shkëlqyeshëm?!!!

Eventi i Lush mblodhi bashkë gocat për të zbuluar mikrobiomën e lëkurës dhe për të krijuar maska të personalizuara, në moment. 🌿✨ Formula unike, ashtu si lëkura jote. 🌸

Jo më kot Geekbar është bërë trend kaq shpejt në Shqipëri kur në të gjithë botën njihet si vape numër 1!!