
Eminem mund të jetë duke përjetuar një romancë me një grua me origjinë shqiptare, e cila ka qenë pranë tij për vite me radhë. Sipas burimeve të TMZ, ai është i lidhur me Katrina Malota, stilsten e tij.
Një burim i ka thënë TMZ se marrëdhënia e tyre kohët e fundit është bërë romantike, megjithëse nuk dihet saktësisht kur kaloi nga një raport profesional në atë personal. Katrina, e cila ka punuar me Eminem prej disa vitesh në videot muzikore dhe projektet e tij, jeton në Michigan, ku banon edhe reperi.
Sipas llogarisë së saj zyrtare, ajo ka një përvojë mbresëlënëse, pasi ka bashkëpunuar edhe me emra të mëdhenj si në industrinë e muzikës, duke nisur që nga Snoop Dogg, Robin Thicke dhe 50 Cent.
Kur nuk është në turne me yllin e “Lose Yourself”, ajo punon në një sallon në Birmingham, Michigan.
Sa i përket reperit, emri i vërtetë i së cilit është Marshall Bruce Mathers III, gjithmonë ka qenë i rezervuar për jetën e tij personale. Ai ka qenë më parë i martuar me Kim Scott, të cilën e ka njohur që kur ka qenë adoleshent. Dyshja solli në jetë vajzën e tyre, Hailie Jade, në vitin 1995 dhe u martuan në vitin 1999, për t’u divorcuar dy vite më vonë. Ata u ribashkuan për pak kohë në vitin 2006, por u ndanë sërish po atë vit.
Përveç Hailie-t, tashmë 29 vjeçe, Eminem është gjithashtu baba i dy vajzave të adopuara: Alaina Marie (32 vjeçe) dhe Stevie Laine (23 vjeçe). Alaina është vajza e motrës së ndjerë të Kim Scott, të cilën Eminem e adoptoi për shkak të problemeve të saj me varësinë nga substancat.
Stevie, të cilën Kim e kishte sjellë në jetë me ish-partnerin e saj Eric Hartter, u adoptua nga Eminem në vitin 2005.
Fituesi i 15 çmimeve Grammy ka folur më parë për vështirësitë që ka hasur në jetën sentimentale pas divorcit. Në një intervistë për Vulture në vitin 2017, ai pranoi se gjetja e dashurisë nuk ka qenë e lehtë.
“Që nga divorci, kam pasur disa takime, por asnjë nuk ka shkuar aq mirë sa ta bëja publike,” tha ai, duke shtuar se kishte provuar të njihte njerëz përmes klubeve dhe Tinder-it.
Edhe pse jeta romantike e Eminem ka qenë shpesh subjekt thashethemesh, përfshirë romancat me Mariah Carey dhe Nicki Minaj, reperi është përpjekur gjithmonë ta mbajë dashurinë larg vëmendjes publike.