Showbiz

Parashqevi Simaku ka një mesazh të ndjerë për të birin: “Çdo ditë të mendoj me mall dhe krenari”

Parashqevi Simaku ka një mesazh të ndjerë për të birin:
Parashqevi Simaku

Parashqevi Simaku, përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka kushtuar një mesazh të birit të saj, Luke, të cilin ka kohë pa e takuar.

“Luke… largësia nuk e zbeh kurrë dashurinë e një nëne! Çdo ditë të mendoj me mall dhe krenari. Edhe pse nuk je pranë, zemra ime të ndjen afër gjithmonë. Je gjithçka që një nënë mund të ëndërrojë, drita, forca dhe shpresa ime. Të dua pafund, sot dhe gjithmonë,” u shpreh ajo.

Parashqevi Simaku ka një mesazh të ndjerë për të birin:

Parashqevia, historia e së cilës u bë publike pas një videoje ku u mësua se ishte e pastrehë në New York, ka folur shpesh për mungesën e komunikimit dhe të takimit me djalin e saj. Në ditën e lindjes së saj, ajo i dërgoi një mesazh virtual djalit:

"Sot, në datëlindjen time të 59-të, zemra ime ësht e mbushur me mall për ty. Çdo nënë kur zgjohet në mëngjesin e datëlindjes së saj ëndërron që fëmija ta përqafojë dhe t'i thotë 'Gëzuar datëlindjen nëna ime!'"

Mesazhi i dhimbshëm vijoi me faktin se i biri i Parashqevisë me gjasë as që e di se kur mamaja feston datëlindjen:

"Sa shumë do të doja ta dëgjoja këtë nga ti... Por e di që ti as nuk e di kur është datëlindja ime dhe kjo më dhemb thellë."

Artistja theksoi dashurinë e pandryshuar ndaj të birit, e cila do të mbetet e tillë pavarësisht se të dy ende ndodhen larg njëri-tjetrit:

"Megjithatë, zemra ime rreh gjithmonë me ty, ashtu si atëherë kur ishe në barkun tim, edhe sot në çdo frymë të jetës sime. Edhe pse jemi larg, ti je gjithmonë ojesë e imja, drita dhe shpresa ime. Të dua pafund, Luke!"

 

REELS

Hë se thoni se vajzat duan më shumë baballarët 🤨

A keni dëgjuar për Biologique Recherche? Ofron trajtime të personalizuara që rikthejnë ekuilibrin natyral të lëkurës përmes formulave me përqendrim të lartë aktivësh. Bëni një xhiro nga @skiniqclinique dhe provojeni.

@iqos_al Teknologji dhe inovacion në ÇDO dizajn! 😍

Sa të mil 😩

gatuan shpesh dhe shkëlqyeshëm?!!!

Eventi i Lush mblodhi bashkë gocat për të zbuluar mikrobiomën e lëkurës dhe për të krijuar maska të personalizuara, në moment. 🌿✨ Formula unike, ashtu si lëkura jote. 🌸

Jo më kot Geekbar është bërë trend kaq shpejt në Shqipëri kur në të gjithë botën njihet si vape numër 1!!

Oriola Marashi hap dhe mbyll sfilatën e Guess ✨

Si ju duket? 😍

Supermodelja afrikano-jugore Candace Swanepoel e ka ruajtur me se miri imazhin e ideales se Victoria Secret: Embelsi ne portret, linja perfekte, ecje perfekte, floke perfekte. Ishte wow! 36-vjecarja nene e dy femijeve deshmoi jo vetem per genet e jashtezakonshme, po edhe disiplinen qe ka e qe e ndihmon te jete ne kete forme te mahnitshmw.