
Që suksesi i Tayna-s ka marrë dhenë, kjo dihet, por mesa duket, këngët e saj kanë mbërritur edhe në veshët e Kylie Jenner, e cila për herë të dytë, e ka përfshirë një projekt të këngëtares në Instagram-in e saj.
Vetë Tayna bëri një postim, ku u shpreh se zonjushë Kylie bëri repost një Instastory me këngë e saj dhe se këtë herë zgjodhi “Obsesion”.
Siç e thamë, Kylie s’e ka për herë të parë postimin e një kënge të Tayna-s. Në shtator të vitit të kaluar, ajo ripostoi një video me hitin “Si ai”, ndaj le të themi që “shqiptarët e bëjnë më së miri”.
Ndërkohë, këngët e Tayna-s u bënë super virale në TikTok, duke shënuar një arritje të madhe në karrierën e këngëtares. Shumë VIP-a e përfshinë audion në rrjetet e tyre sociale, duke kontribuar kështu në suksesin e saj.