
Nara dhe Lucky Blue Smith kanë mirëpritur bebushin nr. 4! Ajo publikoi lajmin e bukur në Instagram, duke bërë me dije se fëmija është vajzë, por nuk tregoi emrin dhe ditën e lindjes.
“Mirë se vjen në botë, engjëll i vogël”, shkruhet në mbishkrimin e postimit.
View this post on Instagram
Një video shoqëruese tregonte prindërit me anëtaren e re të familjes, si edhe tre fëmijët e tjerë duke u përqafuar me motrën e tyre të vogël.
Nara dhe Lucky janë gjithashtu prindër të vajzave Rumble Honey, 4 vjeç; Whimsy Lou, 18-muajshe, si edhe të djalit Slim Easy, 3 vjeç.
Nara njoftoi se ajo dhe bashkëshorti i saj Lucky prisnin fëmijën e katërt në qershor, më pak se një vit pasi kishin deklaruar se nuk do të bënin më fëmijë.
“Befasia jonë e vogël”, u shpreh ajo në postimin e saj në Instagram, ku dukej edhe barku i rrumbullakosur, duke treguar se do të bëheshin sërish prindër.
View this post on Instagram