Health

ADHD tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit

ADHD tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë
Pinterest/@kida9

Më shumë se një shekull më parë, në vitin 1902, mjeku britanik George Still përshkroi për herë të parë një model sjelljeje tek fëmijët, i karakterizuar nga shqetësimi i vazhdueshëm, mungesa e përqendrimit dhe hiperaktiviteti. Ai e interpretoi këtë sjellje si një "problematikë të moralit të karakterit", sipas kuptimit të kohës. Me kalimin e viteve, kjo gjendje ka ndryshuar emërtim dhe sot njihet si Çrregullimi i Vëmendjes me Hiperaktivitet (ADHD - Attention Deficit Hyperactivity Disorder).

Karakteristikat kryesore të ADHD-së

ADHD tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë

ADHD shfaqet përmes simptomave të tri grupeve kryesore: mungesë vëmendjeje (shpërqendrim), hiperaktivitet dhe sjellje impulsive, në nivele që nuk përputhen me moshën e fëmijës dhe ndikojnë negativisht në funksionimin e tij në shkollë dhe në shtëpi.

Ky çrregullim mund të shfaqet në forma të ndryshme: me dominim të hiperaktivitetit, me dominim të mungesës së vëmendjes ose me të dyja së bashku. Prek rreth 4–8% të fëmijëve në mbarë botën. Megjithëse është çrregullimi më i zakonshëm neurozhvillimor, ai shpeshherë nën-diagnostikohet dhe nën-trajtohet.

Në popullatën klinike, ADHD shfaqet më shpesh tek djemtë sesa tek vajzat, me një raport 3/1. Në rastet ku dominon mungesa e vëmendjes, ky raport afrohet në 2/1.

Shkaqet dhe faktorët që ndikojnë në zhvillimin e ADHD-së

ADHD tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë

ADHD është një gjendje me shkaqe të shumëfishta, që lind nga ndërveprimi i faktorëve gjenetikë, epigjenetikë dhe mjedisorë, veçanërisht gjatë shtatzënisë. Një nga mekanizmat kyç që mendohet se qëndron në themel të ADHD-së është vështirësia për të ndaluar sjelljet e papërshtatshme. Fëmijët me këtë çrregullim e kanë të vështirë të ndalojnë një aktivitet si loja, të përqendrohen në detyra që kërkojnë vëmendje apo të përballojnë shpërqendrimet në mjedisin përreth.

ADHD shpesh është e pranishme edhe tek anëtarë të tjerë të familjes, si prindërit ose vëllezërit e motrat. Studimet e lidhura me gjenet kanë zbuluar se ekziston një lidhje mes ADHD-së dhe disa gjeneve që ndikojnë në sistemin e dopaminës dhe serotoninës. Gjeni më i lidhur me ADHD-në është DRD4, receptori njerëzor i dopaminës D4.

Nga faktorët mjedisorë, lindja para kohe, ekspozimi ndaj alkoolit apo nikotinës gjatë shtatzënisë rrisin rrezikun për zhvillimin e ADHD-së, veçanërisht tek individët me predispozitë gjenetike.

Diagnoza e ADHD-së

ADHD tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë

Diagnoza e ADHD-së kërkon një vlerësim të plotë dhe të kujdesshëm, duke përfshirë:

Dëshmi se simptomat ndikojnë ndjeshëm në funksionimin e fëmijës në disa fusha të jetës: në shkollë, në familje, në marrëdhënie me bashkëmoshatarët dhe në sjelljen e përditshme.

Vlerësim të mundshëm të pranie së çrregullimeve të tjera që shpesh bashkëshoqërojnë ADHD-në, siç janë: çrregullimi i koordinimit motorik, vështirësitë specifike në të nxënë (si disleksia), etj.

ADHD, si të gjitha çrregullimet neurozhvillimore, është një diagnozë klinike, nuk ekzistojnë analiza biologjike apo imazherike që e konfirmojnë.

Diagnoza duhet të vendoset nga mjekë të specializuar, si pediatër të zhvillimit apo mjekë psikiatër të fëmijëve, në varësi të moshës dhe formës së shfaqjes së simptomave.

Prandaj, një histori zhvillimore e detajuar është shumë e rëndësishme për të interpretuar me saktësi simptomat.

Trajtimi dhe menaxhimi i ADHD-së

Jo të gjithë fëmijët me simptoma të mungesës së vëmendjes, hiperaktivitetit apo impulsivitetit kanë nevojë për trajtim. Por për ata që ndikohen ndjeshëm në jetën e përditshme, trajtimi është i domosdoshëm.

Trajtimi më efektiv është ai i kombinuar, që përfshin:

ADHD tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë

Ndërhyrje në sjellje, me qëllim përmirësimin e kontrollit të impulsivitetit dhe përqendrimit.

Edukim për prindërit, për t’i ndihmuar të përmirësojnë mënyrat e ndërveprimit dhe të vendosjes së kufijve.

Trajtim mjekësor, në rastet kur simptomat janë më të theksuara dhe ndikojnë ndjeshëm në funksionimin e fëmijës.

Është e rëndësishme të kuptohet se ADHD është një gjendje neurobiologjike dhe nuk lidhet me "prindërim të keq" apo përvoja negative në fëmijëri, megjithëse përvoja të tilla mund të ndikojnë në ecurinë e çrregullimit.

Për një trajtim sa më të suksesshëm, kërkohet një qasje bashkëpunuese ndërdisiplinore midis mjekut specialist, mjekut të familjes, terapeutëve dhe mësuesit të klasës.

ADHD në Shqipëri: Nevoja për më shumë të dhëna

Në vendin tonë mungojnë të dhëna të plota për përhapjen dhe ecurinë e ADHD-së. Studime të tilla do të ishin tepër të dobishme për të përmirësuar shërbimet, për të forcuar ndërgjegjësimin dhe për të ofruar mbështetje më të mirë për fëmijët dhe familjet që përballen me këtë gjendje.

REELS

Morali: As mos i trego fare herë tjetër, kur të jesh 🤰🏻

Unë do paguhem vetëm 1 mijë 😳😳😳😳

Do ribashkoheshit edhe ju, apo ç’e do?

Facelift-i i Kris Jenner është mrekullia e 8-të e kohërave moderne

Masazhi që të bën të ndihesh më e lehtë, më e qetë dhe plot energji ✨ Provoje tani dhe zbulo pse të gjithë po flasin për të!

Sot, në datën 9 tetor 2025, Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për fazën e parë të një armëpushimi dhe shkëmbim robërish, nëpërmjet negociatave indirekte që u zhvilluan në Sharm el-Sheikh, Egjipt. Detajet i gjeni në Story.

Janë 2 lloje motrash/shoqes në këtë jetë

Kur veshja dhe dukja nuk kanë lidhje me personalitetin 😂😂😂

Supriza me 💃 belly dancer 💃 që meriton çdo dhëndër 😈

Solidarizohemi me ju që keni fëmijë në çerdhe/kopsht 😩

ADHD in children: What parents need to know

ADHD tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë
Pinterest/@kida9

More than a century ago, in 1902, British physician George Still first described a behavioral pattern in children characterized by constant restlessness, lack of concentration, and hyperactivity. He interpreted this behavior as a "moral character problem," as the term was understood at the time. Over the years, the condition has been renamed and is now known as Attention Deficit Hyperactivity Disorder (ADHD).

Main characteristics of ADHD

ADHD tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë

ADHD manifests itself through symptoms in three main groups: inattention (distraction), hyperactivity, and impulsive behavior, at levels that do not match the child's age and negatively affect his or her functioning at school and at home.

This disorder can manifest in different forms: predominantly hyperactive, predominantly inattentive, or both. It affects about 4–8% of children worldwide. Although it is the most common neurodevelopmental disorder, it is often underdiagnosed and undertreated.

In the clinical population, ADHD occurs more often in boys than in girls, with a ratio of 3:1. In cases where inattention predominates, this ratio approaches 2:1.

Causes and factors that influence the development of ADHD

ADHD tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë

ADHD is a condition with multiple causes, arising from the interaction of genetic, epigenetic, and environmental factors, particularly during pregnancy. One of the key mechanisms thought to underlie ADHD is difficulty in stopping inappropriate behaviors. Children with this disorder have difficulty stopping an activity such as play, focusing on tasks that require attention, or coping with distractions in the environment.

ADHD is often present in other family members, such as parents or siblings. Genetic studies have found a link between ADHD and several genes that affect the dopamine and serotonin systems. The gene most closely associated with ADHD is DRD4, the human dopamine D4 receptor.

Among environmental factors, premature birth, exposure to alcohol or nicotine during pregnancy increase the risk of developing ADHD, especially in individuals with a genetic predisposition.

ADHD diagnosis

ADHD tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë

The diagnosis of ADHD requires a thorough and careful evaluation, including:

Evidence that the symptoms significantly affect the child's functioning in several areas of life: at school, in the family, in relationships with peers, and in daily behavior.

Possible assessment of the presence of other disorders that often accompany ADHD, such as: motor coordination disorder, specific learning difficulties (such as dyslexia), etc.

ADHD, like all neurodevelopmental disorders, is a clinical diagnosis; there are no biological or imaging tests that confirm it.

The diagnosis should be made by specialized doctors, such as developmental pediatricians or child psychiatrists, depending on the age and form of symptom presentation.

Therefore, a detailed developmental history is very important to accurately interpret symptoms.

ADHD treatment and management

Not all children with symptoms of attention deficit, hyperactivity, or impulsivity need treatment. But for those who are significantly affected in daily life, treatment is necessary.

The most effective treatment is a combined one, which includes:

ADHD tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë

Behavioral intervention, aimed at improving impulsivity control and concentration.

Education for parents, to help them improve ways of interacting and setting boundaries.

Medical treatment, in cases where the symptoms are more pronounced and significantly affect the child's functioning.

It is important to understand that ADHD is a neurobiological condition and is not related to "bad parenting" or negative childhood experiences, although such experiences can influence the course of the disorder.

For the most successful treatment, a collaborative interdisciplinary approach is required between the specialist, family doctor, therapists, and classroom teacher.

ADHD in Albania: The need for more data

Our country lacks comprehensive data on the prevalence and course of ADHD. Such studies would be extremely useful to improve services, raise awareness, and provide better support for children and families dealing with this condition.