Horoscope

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2025: Binjakët dhe Gaforrja

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2025: Binjakët dhe Gaforrja
Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2025

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2025: Binjakët dhe Gaforrja

Ke punuar shumë fort për një periudhë të gjatë, pasi që nga marsi 2023 ke pasur Saturnin në shtëpinë tënde të dhjetë, atë të rritjes prestigjioze dhe përparimit. Mund të kesh pranuar një pozicion të rëndësishëm të ri ose, nëse je i vetëpunësuar, të kesh rënë dakord të nisësh një nismë të re për biznesin tënd aktual. Kjo punë ka kërkuar (ose do të kërkojë) kohë, vëmendje dhe atë prekje të veçantë që vetëm ti mund ta japësh. Saturni është i njohur për faktin se të vendos nën presion dhe të kërkon të përqendrohesh ekskluzivisht te çështja në fjalë, duke përjashtuar thuajse gjithçka tjetër.
 
Saturni u largua përkohësisht nga kjo zonë e hartës tënde nga 24 maji deri më 1 shtator për të të mësuar një tjetër aspekt, me Saturnin në Dash, në shtëpinë tënde të njëmbëdhjetë, atë të miqësive. Ta kesh Saturnin në Dash do të jetë më e lehtë për ty në vitin 2026, sepse Dashi është shenjë Zjarri që shkon për bukuri me Binjakët, shenjë Ajri.
 
More një pushim të vogël nga kërkesat e shumta që lidhen me karrierën, në fund të majit deri në gusht, kur Saturni u zhvendos përkohësisht në Dash, por që nga 1 shtatori presioni i karrierës u rikthye. Megjithëse Saturni u kthye në shtëpinë tënde të dhjetë profesionale më 1 shtator, ai do të qëndrojë aty vetëm deri më 13 shkurt 2026. Pasi të arrish mesin e shkurtit, do të kesh mbaruar me sfidat e Saturnit dhe do të kesh mençurinë që ai të ka dhënë për gati tre dekadat e ardhshme.
 
Ndërsa Saturni do të jetë në Dash (duke filluar nga shkurt i ardhshëm), mund të zgjedhësh të angazhohesh në një aktivitet humanitar ose të punosh për një bamirësi në kohën tënde të lirë, ose mund të vendosësh të ndihmosh një mik të afërt që po kalon një periudhë të vështirë dhe që do ta vlerësojë shumë miqësinë dhe këshillat e tua të mençura.
 
Aktualisht ke edhe Marsin në sektorin e punës së përditshme (shtëpia e gjashtë), gjë që ka shtuar ngarkesën tënde të përditshme që prej 22 shtatorit. Fatmirësisht, detyrat do të lehtësohen pasi Marsi të largohet nga Akrepi dhe të hyjë në Shigjetar më 4 nëntor. Nëse ka ndonjë shenjë të zodiakut që ka nevojë për argëtim, ajo je ti. Universi do të të sjellë një Hënë të plotë shumë shoqërore të hënën, më 6 tetor. Mund të ftohesh në një dasmë ose festë gjatë fundjavës, 4 dhe 5 tetor. Nëse nuk shkon në festën e dikujt tjetër, mund të organizosh një festë në shtëpinë tënde dhe me Afërditën që kalon përmes sektorit tënd të shtëpisë deri më 13 tetor, ajo festë do të jetë padyshim e bukur dhe shumë e përfolur.
 
Më 8 tetor, Afërdita do të marrë rreze vezulluese nga Jupiteri që sjell fat të mirë, kështu që nuk mund të dëshirosh një aspekt më të mirë për një takim me miqtë. Përndryshe, mund të marrësh pjesë në një event biznesi, si një seminar apo konventë dhe ta kuptosh se është një event i lezetshëm. Mund të njohësh kolegë të rinj që do të jenë të dobishëm në të ardhmen. Një gjë është e sigurt: pavarësisht nga axhenda jote, gjatë kësaj Hëne të plotë në Dash më 6 tetor do të jesh duke u përzier me shumë njerëz dhe shumë prej tyre do të jenë sipërmarrës ose persona që kanë arritur nivelet më të larta në botën koorporative. Këta njerëz mund të të frymëzojnë me arritjet e tyre.
 
Një ditë e veçantë për dashuri romantike dhe argëtim do të jetë e marta, 14 tetor, kur Afërdita në Peshore do të marrë një rreze të artë nga Urani te Binjakët. Befasitë do të jenë të shumta, ndaj kjo do të ishte një ditë perfekte për një takim të parë. Afërdita do të jetë duke kaluar nëpër shtëpinë tënde të pestë të dashurisë së vërtetë. Nëse je përputhur me dikë premtues në një aplikacion takimesh, kjo mund të jetë dita ideale për ta takuar nga afër.
 
Momenti më i veçantë i muajit do të vijë më 21 tetor, me Hënën e re në shtëpinë tënde të pestë të dashurisë së re, dashurisë së vërtetë dhe gjithashtu të shtatzënisë dhe kujdesit për fëmijët. Kjo zonë e hartës tënde mbulon gjithashtu imagjinatën dhe prirjen për kreativitet. Një Hënë e re hap një kapitull të ri dhe do të të ndikojë deri në gjashtë muaj, por fuqia e saj ndihet më shumë në dy javët e para pas shfaqjes. Ka shumë mënyra për të shijuar këtë Hënë të re. Nëse je beqar, duhet të dalësh dhe të shoqërohesh. Nëse je në një lidhje, eksploro aktivitete të reja ose interesante që do të jenë argëtuese për të dy. Afërdita do të jetë gjithashtu në shtëpinë tënde të dashurisë së vërtetë, ndaj është moment ideal! Afërdita do të qëndrojë në Peshore nga 13 tetori deri më 6 nëntor, një ngjarje hyjnore për ty.
 
Në të njëjtën kohë me këtë Hënë të re romantike më 21 tetor, do të fillojnë edhe shumë aspekte biznesi. Sundimtari yt, Mërkuri, si dhe Marsi i veprimit do t’i dërgojnë sinjale Jupiterit në shtëpinë tënde të dytë të të ardhurave personale. Jupiteri, gjithashtu, do të mbështesë Saturnin dhe Neptunin në shtëpinë tënde të dhjetë të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve profesionale. Diçka e veçantë po zhvillohet rreth një detyre pune që mund të të shtojë prestigjin dhe reputacionin, si dhe mund të të paguajë më mirë. Do të duash ta konsiderosh këtë mundësi! Me Jupiterin fatmirë në shtëpinë tënde të dytë të të ardhurave këtë vit, nismat e reja kanë potencial të fortë për fitim. Sigurohu të ndjekësh çdo propozim ose mundësi që të vjen tani!

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2025: Binjakët dhe Gaforrja

Karriera jote po zhvillohet gradualisht drejt diçkaje të re dhe mund të kesh marrë një informacion mbi kursin e saj, kur Saturni lëvizi përkohësisht në Dash nga 24 maji deri më 1 shtator të këtij viti. Nëse jo, Saturni së shpejti do të të sjellë një mundësi për të arritur nivele të larta në profesionin tënd.
 
Do të ndihesh sikur duhet të provosh veten në një fushë të re, sepse më 13 shkurt 2026, Saturni do të kthehet në sektorin tënd të zhvillimit në karrierë, për të qëndruar deri më 12 prill 2028. Kjo do të jetë një periudhë kyçe në jetën tënde profesionale, një kohë kur mund të tregosh aftësitë e tua në mënyrë efektive, me kusht që të jesh i gatshëm të punosh fort gjatë këtyre dy viteve. Saturni është një mësues i madh, por shpesh kërkues. Nëse punon me disiplinën e tij dhe arrin të përmbushësh pritshmëritë, do të shpërblehesh shumë në fund të periudhës së tij të leksioneve, në fillim të vitit 2028.
 
Ndërkohë, ka shumë gjasa që këtë muaj të shohësh realizimin e një çështjeje profesional, ndoshta edhe një shpërblim, në Hënën e plotë të rëndësishme në Dash, më 6 tetor. Kjo Hënë e plotë do ta nxjerrë emrin dhe imazhin tënd përpara publikut, qoftë në komunitet, industri apo më gjerë. Kjo Hënë e plotë nuk do të ketë kontakt me planete të tjerë, por, si gjithmonë, do të jetë në kontakt me partnerin e saj, Diellin, i cili do të ndodhet në sektorin tënd të shtëpisë dhe familjes, që do të bëhet i rëndësishëm më vonë gjatë muajit. Për momentin, zemra dhe mendja jote do të jenë të përqendruara tek karriera.
 
Marsi do të luajë një rol më të madh se zakonisht në kohën e kësaj Hëne të plotë më 6 tetor, dhe ai do të jetë në Akrep, në shtëpinë tënde të pestë të argëtimit, dashurisë dhe luksit. Ti duket sikur po kombinon biznesin me kënaqësinë më 6 tetor ose brenda katër ditëve pas kësaj Hëne të plotë. Mund t’i ftosh klientët ekzistues ose ata potencialë në një pushim luksoz, festë ose darkë të bukur. Marsi në shtëpinë tënde të pestë do të të bëjë kreativ në organizimin e eventit dhe do të të nxisë të jesh i ngrohtë dhe mikpritës.
 
Jupiteri ende është në Gaforre dhe do të qëndrojë në shenjën tënde deri më 30 qershor 2026. Jupiteri do të jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me Saturnin, gjë që sugjeron se aktualisht po bën gjithçka siç duhet për të forcuar reputacionin tënd në industri. Saturni është në shtëpinë tënde të nëntë, ndaj po lë mbresa, sidomos te drejtuesit apo klientët e huaj.
 
Fundi i muajit sjell Halloween-in, më 31 tetor, një datë që shumë e presin me padurim, ndaj le të hedhim një sy asaj mbrëmjeje. Hëna kalimtare do të jetë te Peshqit, shumë e përshtatshme për Diellin në Gaforre. Jupiteri i fatit të mirë në Gaforre do të jetë në harmoni të bukur me Neptunin.
 
Nëse do të shkosh në një festë Halloween-i, sigurohu të mos shkosh me makinën tënde, që të mund ta shijosh natën siç di ti. Marsi po shkon në një pozicion të ngushtë përballë Uranit, një aspekt shpërthyes. Marsi dhe Urani janë shumë befasues, ndaj tregohu i kujdesshëm atë natë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

 

REELS

Turisti komplimenton vajzat shqiptare 🇦🇱 dhe bëhet viral

Refuzimi më me edukatë ever 😂

E dini vetë se kë bëji tag 🫠

Kur ngelesh veç me një pëllumb😂 #Albanianlife #Toxicex

Ishin fajtorë, por sidoqoftë nuk është ky qëllimi

Mos rrini kot, bëhuni kreativë me shoqërinë! 🤨

Me kë e ka Gerta? 🤨

do t’ju filmojmë dhe do ju nxjerrim në YouTube 😌

Shkuam për një kafe në TEG, dolëm me gjithë koleksionin e ri vjeshtë-dimër të Fashion & Friends. Ndodh. ;) @fashionandfriends_al

Reperi i njohur, Buta (Betim Januzaj), është paraqitur para Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku po përballet me akuza për shitblerje të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Ai u arrestua më 11 shtator, ndërsa më 12 shtator, gjykata miratoi masën e paraburgimit ndaj tij.