
Modeli i flokëve “wolf cut” mund të ketë fituar popullaritet falë rrjeteve sociale, por gjithsesi, le të mos harrojmë se frymëzohet nga prerja “shag” e viteve ’70 dhe modeli “mullet” i viteve ’80. Pra, praktikisht, nëse këto prerje do kishin një fëmijë, do të ishte modeli “wolf cut”.
Megjithatë, nuk do flasim për këtë, por për faktin që ky model flokësh përshtatet me çdo fizionomi fytyre. Rrumbullake, e imët, apo ovale, cilado qoftë forma e fytyrës tënde, kjo prerje i shkon.
Ti e di që ne s’flasim kot, ndaj ja ku i ke provat:
Fytyrë e imët
Fytyrë me nofulla të theksuara
Fytyrë ovale
Fytyrë e mbushur
Fytyrë "diamant"
Tani, të mbetet veç ta provosh.