Health

Do të ngelesh shtatzënë? Ja se çfarë duhet të dish!

Ja cilat janë disa prej rregullave që duhet të dish për të pasur një shtatzëni të qetë, të shëndetshme dhe argëtuese. 

HIQ DORË NGA PILULA 
Disa muaj para se të vendosësh ta provosh, duhet të ndalosh përdorimin e pilulave të kontrollit familjar. Kjo do të të ndihmojë të kuptosh ditët normale të ciklit menstrual (21 deri 28). Vetëm në këtë mënyrë do ta kuptosh se kur ovulon (koha më fertile e muajit). 

JO MË VESE 
Alkooli dhe duhani? Nuk është e nevojshme të themi se janë kategorikisht të ndaluara. Nëse je frekuentuese e rregullt e tyre, atëherë është mirë të heqësh dorë disa muaj para se të vendosësh për shtatzëninë. 

KUFIZO KAFEINËN 
Nëse konsumon rreth katër kafe në ditë, është mirë që ta kufizosh sasinë menjëherë. Studimet tregojnë se sasia e tepërt e kafeinës mund të ndikojë në lindje të parakohshme. Për të mësuar trupin me këto ritme të reja, është mirë që të kufizosh kafetë që para se të marrësh vendimin e madh. 

PESHOHU 
Nëse mendoje prej kohësh të ulje disa kilogramë në peshë, atëherë kjo është koha e duhur. Humbja e disa kileve e bën më të lehtë shtatzëninë dhe më të shëndetshme. Ushtrimet ose vrapi duhet të kthehen në rutinën tënde, në mënyrë që pas shtatzënisë të fitosh lehtësisht peshën e mëparshme. Por kujdes duhet të kenë edhe femrat që janë tejet të dobëta, pasi pesha e tyre ndikon në fertilitet. 

MERR VITAMINA 
Çdo femër që mendon të ngelë shtatzënë në tre ose gjashtë muajt në vijim, duhet të marrë një dozë të përditshme multivitaminash dhe acidi folik. Sipas studimeve, vitamina B, para dhe gjatë shtatzënisë, ndihmon në reduktimin e sëmundjeve që lidhen me shtyllën kurrizore. Multivitaminat ndikojnë gjithashtu në forcimin e dhëmbëve, të cilat dëmtohen gjatë shtatzënisë. 

PYET NËNËN MBI SHTATZËNINË 
Edhe motrat, hallat, tezet ose gjyshet, nëse mundesh! A iu desh atyre një kohë e gjatë për të ngelur shtatzënë? A kishin komplikime, si lindje të parakohshme apo aborte të pavullnetshme? Ka disa situata shëndetësore, të cilat mund të jenë edhe të trashëguara. Megjithatë, mos u shqetëso më tepër se ç’duhet. Problemet e fertilitetit nuk janë të trashëguara në pjesën më të madhe, si cilësia e vezëve ose ajo e gypave të fallopit. Por ka edhe probleme gjenetike, siç janë cistet në vezore. 

KONTROLL TEK MJEKU 
Shumë ekspertë rekomandojnë një vizitë të përgjithshme tek mjeku tre muaj para se të vendosni të ngelni shtatzënë. Përveçse duhet të kontrollohesh për sëmundjet vaginale apo ato seksualisht të transmetueshme, duhet të kesh nën kontroll nivelin e kolesterolit, presionin e gjakut, mundësinë për diabet, astmë apo tiroide. Është mirë që, bashkë me ty, të vizitohet edhe bashkëshorti ose partneri. 

MOS HARRO DENTISTIN 
Mund të duket e çuditshme, por një kontroll i plotë i dhëmbëve dhe rregullimi i atyre që kanë nevojë, para shtatzënisë, është mjaft e nevojshme. Studimet tregojnë se kujdesi për dhëmbët para shtatzënisë ndihmon që gjatë saj të mos kesh probleme me to, duke shmangur kështu dentistin dhe ilaçet e forta të cilat janë kategorikisht të ndaluara gjatë “pritjes së ëmbël”. 

REELS

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons