
Lajmi që më në fund, Rihanna u bë mami i një goce, nuk i shpëtoi Einxhel Shkirës, e cila përfitoi nga rasti për t’i kërkuar partnerit të saj, Dagz-it që gjithashtu të bëhen prindër të një vajze.
Përmes një postimi në Instagram, Einxhel publikoi lajmin se Riri u bë nënë dhe shkroi:
“Ja dhe Riri e bëri gocën. @dj_dagz po ne kur?”, shoqëruar me një zemër rozë.
Kështu që, presim tani ndonjë lajm tjetër ku Einxhel do të bëhet mam goce.
Einxhel dhe DJ Dagz janë prindër të dy çunave, Trev dhe Kres. Ata u njohën në “BBVA”, ku krijuan një romancë dhe pas daljes, e forcuan edhe më shumë dashurinë dhe kanë krijuar familjen e tyre.
View this post on Instagram