
Jemi në serinë e radhës të pyetje/përgjigjeve në Instagramin e Arbana Osmanit. Patjetër, pyetjet rreth “Big Brother” nuk do mungonin, por këtë herë morën edhe përgjigje.
E pyetur nëse do t’i rikthehet moderimit të ndonjë ‘reality show’, Arbana tha se ndonëse merr ftesa vazhdimisht, ka një problem. Sipas saj, të tilla formate janë në një proces transformimi.
"Shiko, çdo vit më vijnë ftesa për të drejtuar reality show me idenë për të sjellë diçka 'ngjitëse' si Big Brother dikur. Problemi është që tani nuk vendos më produksioni 'i famshëm', por algoritmet. Dhe këto të fundit kanë krijuar një kaos, kanë shkatërruar realitetin që kishim dikur në këto formate. Nga 'reality' ka mbetur pak ose asgjë. Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por është një dukuri globale.”
Po ashtu, ajo theksoi se formate të ngjashme me “Big Brother” do të funksionojnë më shumë si videogame.
“Kam përshtypjen se reality show-t janë në një fazë transformimi të thellë, dhe gjithnjë e më shumë do funksionojnë si videogame."
Megjithatë, mos u mërzisni! Mbase jo në ‘reality show’, por në “Mirëmbrëma yje”, Arbanën do e shohim shumë shpejt.