
Familja e Karlie Kloss është shtuar me një anëtare të re! Supermodelja dhe bashkëshorti i saj, Joshua Kushner, janë bërë prindër të bebushes Rae Florence, e cila lindi më 18 shtator 2024.
Përmes një postimi në Instagram, Joshua bëri me dije lajmin e bukur, duke shkruar thjesht: "Rae Florence. 9.18.2025 ????."
View this post on Instagram
Rae - "Hijeshi", rrjedh nga hebraishtja.
Florence - "Çelja e një luleje", rrjedh nga latinishtja.
Ish-engjëlli i Victoria’s Secret njoftoi se ishte shtatzënë në mars të këtij viti, duke treguar barkun e rrumbullakosur.
Ajo është gjithashtu nëna e dy djemve, Levi, i lindur në mars të vitit 2021 dhe Elijah, i cili erdhi në jetë në korrik të 2023-shit.
Themeluesja e “Kode With Klossy” dhe Joshua Kushner janë bashkë që nga viti 2012. Biznesmeni i propozoi supermodeles për martesë në korrik të vitit 2018 dhe ata u martuan në një ceremoni në veri të New York, tre muaj pas propozimit.
Megjithëse çifti ka ruajtur marrëdhënien private gjatë viteve, Karlie theksoi për Net-a-Porter në 2018 se ata "nuk kanë asgjë për të fshehur."
Në maj, ajo shpjegoi për dëgjuesit e podcastit "Aspire" se "partneriteti i tyre është kaq i fortë" sepse ata u njohën kur ajo ishte adoleshente.
"Ne jemi rritur bashkë dhe ai ka qenë gjithnjë mbështetësi im më i madh”, u shpreh Karlie asokohe.