Letra 1
Sot brenda nje ore moj anabel i beme te tera ..nisem u zume ne viber ,u zume mire e mire gati te thuash u ndame fare ,se eshte periudha kur i kap nje si faze "drimadhes " kta ,ku duan te jene single ..njs e lam te takoheshim ,u takuam te shtepia ,u zum prap ,ne fund i futem e nje ashtu edhe sikur erdhem ne terezi brenda nje ore kam qare ,qeshur edhe e di vet ti ..na ler anonim aman se sipas te dashurit tip 80℅ e friendsa jan fansa te anabelit dhe u flliqem
Letra 2
Pershendetje Anabel! Ora 6:40 Hap syte dhe i jap nje goditje tim shoqi i cili me ka hedhur kemben siper mesit dhe fle per 7pal qejfe...kulloj djers 6:43 Dushhhh 7:05 i jap tharses se flokve ne max keshtu qe te zgjohet dhe ai (burri) 7:10 bje telefoni,mami : he je cuar? Cohu se do behesh vone per pune, edhe jepi nje lecke shtepise para se ikesh se freskohet, leri dritaret hapur po uli grilat, ok Ma...te puth, ajo vazhdon: ashtu te puth e lyen ti po shtepin aa lan e as e lyen (betohem qe ky debat i mengjesit eshte i perditshem nga e Hena ne te premte) 7:15 Fillon skizofrenia ime, skam rroba, skam rroba te hekurosura, sdi c'te vesh... 7:20 Jam veshur fiks si nje Kiwi, fustan jeshil rruaza te zeza,behem gati te dal 7:25 Im shoq ka bere dushin, eshte veshur dhe po me pret mua te zbresim... 7:26 sms : hajde tek kafja se kucka(shefja) s'vjen sot se ka ik ne Tr. Na bli nja dy briosh se jam pa mengjes (kolegia) 7:30 Komshiu na pershendet dhe afrohet, e morret vesh per Muhimin? Ka dasem prape ne Gusht, e marton per te 3here djalin e Anglise...Prape 2jave tallava ne Gusht dmth 7:31-7:40 I bertas tim shoqi qe nget aq shpejt sa me merren mend tashme 7:40 Kafeeeeeee
Letra 3
anabel sa lexova kte tem mu kujtua dicka qe kurre sdo e harroj momenti me i veshtire i jetes time..ishte momenti kur e dashura ime po u niste per ne amerik per nje operacion ne koke pasi vuante nga nje tomor ne koke😧 pak para se te nisej me dergoj nje sms te madh ku ne te kuptohej qe po thonte lamtumire pergjithmone edhe pse fjala lamtumire nuk ishte ne ate sms,por kishte qen vertet sms i lamtumires , kur e kam lexuar ate sms anabel kam qar me ze pa ndaluar rreth nje ore,kam qar dit e net te tera per ate dashuri por ai moment ka qen shum i veshtir per mua...dhe ju them te gjitheve atyre qe thon nuk qajn e nuk vuajn meshkujt e kan dhum gabim se cdo njeri qe ka ndjenja vuan, dhe me kte rast perfitoj ti them ati engjelli qe do e dua edhe sikur te kem dy jet e qofte njeri i parajses
Letra 4
Pershendetje! Paralajmerim qe eshte paksa histori e veshtire per njerez qe nuk i durojne keto tema… Nje ore nga jeta ime qe hyn tek momentet e cuditshme: Jam studente dhe nje pjese e trajnimit per mua jane eksperienca klinikale ne dege te ndryshme mjekesore. Kisha vendosur te beja 1 jave patologji (dega qe analizon biopsite) dhe kisha mundesi te hyja te shikoja nje autopsi-pranova! Kur hyra tek morgu qe beheshin autopsite, kishte rreth 8 trupa te vdekur ne tryeza, nje pjese lakuriq se ne mjekesi kryesisht mungon modestia. Fillova te beja bisede me ekzaminuesin mjekesor dhe po me tregonte se per cdo vdekje kriminale, autopsia eshte e detyrueshme me ligj. Mua personalisht me duket shume dhunim intim te me behet autopsi dhe direkte po mendoja per vete , keshtu qe pyeta po nese nje person firmos dokumenta qe para kohe qe REFUZON ti behet autopsi, edhe sikur kjo te thote se nje vrases do ikte i lire; pergjigja ishte qe injorohet. Ka qene nje nga momentet qe te fut friken edhe si mund te vdesesh, mos lejo te vrasi dikush! Pastaj filloi autopsia. Nese me bie ta pershkruaj shkurt eshte SI NJERIU TEK KASAPI. Merren te gjitha organet e brendshme ne kraharor dhe bark. Cahet kafka e njeriut nga mbrapa kokes dhe merret truri. Trupi pastaj qe peshon te pakten 30kg mangut qepet dhe i kthehet familjes per funeral. Ca info te tjera edhe me te bezdishme po i le jasht! Keto eksperienca me fusin ne ato mendimet jeta/vdekja dhe si ja vlen te besh gjera qe jane te rendesishme per vet personin dhe per te cilat sdo pendohesh. Rrofsh po e postove dhe po nuk e postove
Letra 5
Hey anabel... Zgjedh te ndaj me ju nje ore te sikletshme, nje ore qe mu duk se nuk mbaronte kurre... Jam 16 vjece, dmth ne vitin e dyte ne gjimnaz. Ishte ora e fundit e mesimit nga gjashte ore qe kishim ate dite. Oren e fundit kisha anglisht... Ne 9-vjecare kisha studiuar gjuhen frenge, pra anglishten e dija jo shm mire por vetem gjerat elementare qe kisha mesuar nga fcb, Google, filma etj. Mesuesi i anglishtes e kishte ven re qe un nk isha ne nivelin e klases dheme ofron ndihme pas mesimit duke me thene qe do me jepte disa shenime e libra ekstra... Duke qene se ishte i moshuar dhe me babain tim njiheshin, nuk hezitova per te pranuar ndihmen e tij... Ora e sikletshme nisi. Gjate kesaj ore po ndjeja disa shikime te cuditshme, pyetje ce skishin lidhje fare me mesimin, afrimi dhe ulja ne banken time "gjasma per ndihme". Aty fillova te kuptoja dhe se ndihma qe do me ofronte nuk ishte plotesisht falas,,, po prisja nga momenti ne moment qe profesori te dilte hapur dhe lutesha qe kjo ore te mbaronte sa me shpejt por ora dukej sikur kishte ndaluar,,, pasi dorzova nje detyre qe na u kerkua ne klase, mesuesi na therret te na jap notat dhe shenimet perkatese... E mora fletoren time po cte shihja.... Nje grumbull ndjenjash me kapluan... Ishte frike, dhimbje, neveri per veten dhe monstren qe me shihte ne sy pa piken e turpit. Ne veshtrimin e tij u perballa me egoizmin e mashkullit. Nje fytyre e rrudhosur me ngjallte keqardhje, pabesi, neveri... Shenimi i tij qe me beri te mos e doja veten ishte ky: "ti meson, perpicesh, te vlersoj per insiativen. Je nje vajze e zgjuar dhe e bukur por maksimumin nuk e arrin dot. Une mund te te ndihmoj ne lenden time dhe jo vetem nese ti pranon te shohesh tavanin e dhomes time te gjumit". Ky ishte shenimi i mesuesit tim. Ne ato momente ndjeja te perplasja librat, banken, te dilja jasht, te thyeja rregullat sic i kishte bere ai qe mbahej si nje mesues korrekt... Por une nuk bera azgje, u ula ne bank dhe nje heshtje me mbuloi. Po shihja oren e ora nuk po mbaronte. Zilja dukej se nuk binte kurr... Ishte ora me e shpifur e jetes time.... !!! Pas kesaj ore dhe arratis time te menjehershme mga shkolla ju luta prinderve te me zhvendosnin ne nje shkolle tjeter... E un nuk e pash me fytyren e atij, por ajo ore eshte ne mendjen time. Faleminderit anabel nese e poston... Lexim te kendshem yjeve te anabelit... Anonim plz
Letra 6
Nje ore nga jeta ime ! Dola per te pire nje kafe ,kafen e mbremjes si zakonisht.Por mu prish humori pa ecur as 500 metra .Ketu afer shtepise time ku jetoj eshte nje Godine per Azilante.Kur u afrova duke ecur me kembe pashe nje makine policie dhe nje Polic qe mu afrua afer duke me pershendetur 'Hallo -Ja Hallo habe ich geantwortet ! Bitte darfst du nicht durch gang !Warum e pyes une ?Geh bitte einfach anderes spüre ,pra te shkoja nga tjeter e trotuarit te kaloja sepse ne ate moment po akumodoheshin rreth 30 Azilante familjare me femije te vegjel ,perfitoj nga zemergjeresia e nje police qe pyetjen time shoqeroj me nje buzeqeshje dhe e pyes .weisst du hat Albanier dabei ? Pra a ka shqiptare tek ky grup se une jam shqiptare i them ,por nuk ma dha kete informacion sepse nuk iu lejohet .Duke ecur me koken pas tek shihja ata njerez te lodhur te ecnin ne rresht per tu fut brenda tek ai'burg ' qe nga jashte duket se i ka kushtet e mira si ndertese ,me mbeti ne mendje fytyra e nje vajze te vogel qe po me ndiqte me shikim derisa me humbi ne mes rreshtit ,dhe per nje moment bej te kthehem pas e ta kerkoj por ne cast u kujtova qe nuk mund ta beja dot.Ky ishte 20 minuteshi i pare .Vazhdova te ecja duke dashur te beja dicka por asgje nuk mund te beja se caja dot ate gardh policesh qe i shoqeronin ato Azilant Me pyetjen qe me mundonte ne koke ,a do jete Shqiptare ajo vogelushe ?! Eca e eca derisa mberrita ne' Alex Platz ' ne qender te Berlinit ashtu kot vetem per te larguar sado pak nga mendja ate fytyre engjelli por me kot ,e piva ate kafe siper te shuar etje dhe u ktheva serish aty tek ajo rruge ku perbri trotuarit eshte kjo ndertese me deshiren se mos e shihja diku ne oborrin e nderteses kete fytyre engjelli por jo .Ishte qetesi dhe policet ishin larguar duke lene aty vetem 2 roje qe rrine afer nje kabine qe siduket sherben per informacion ,ku nga fytyra me duken si Sirian .Kjo ishte nje ore qe me trazoj kete mbremje te qete ketu ne Berlin dhe besoj do te me trazoj cdo dite qe te kaloj aty afer kesaj ndertese me deshiren se do ta shoh dhe nje here ate fytyre engjelli qe me perndoqi me sy ... flm nese e boton Anabel Pershendetje nga Berlini dhe Anonim te lutem!
Letra 7
Pershendetje anabel.mbas 7 muajsh ne nje lidhe dashurie.papritur zbuloj ne fb se ai ishte i martuar.mu shemb bota.mir e bukur me nervat ne kulm e mar ne tel.dua t e te takoj i thash ok me tha.tani vjen dhe ajo nje or e jetes time.shkoj me ate ne vendin ton.dukesha shum e qet por nga brenda po plasja.e puth bejm dashuri un shtiresha se me pelqente po ne te vertet po ma shpifte ai e me genjeshtrat e tij.ne fund pa kuptur ai i bej nje foto nudo me prezervativ ne dor.dhe brenda asaj ore ja dergoj nuses se atij.dhe ja ku perfundoj gjithcka brenda nje ore.u largova nga ai per mos tu kthyer me.flm nese e poston.miki.sa per sqarim ish i dashuri im eshte italian.ciao.
Letra 8
17 gusht 2012 ora 22.47 Ajo rrokullisej ne barkun Tim sikur e kish me ngut te dilte. Ndersa dhimbjet me pershkonin gjith celizat e trupit djerset e ftohta me lagnin qepallat e rraskapitura , ankthi me merthente si morse ,teksa shtrija trupin Tim te lodhur ne krevatin e lindjes. Infermieret me endeshin ne koke si miza...zerat britmat ...-merr fryme....-jepi shty....dhe pak....me kumbonin ne tru. Zhurma sa vinte e ndryshonte corbe ....dhimbje....ankth...dhe ajo qe e kishte me ngut , e me ane te shqelmave manifestonte deshiren me dal .... Mundohem ta mbledh veten dhe syt hell nga ora 22.57 dhe ti qe ecen avash si agrepi ores. Mundohesh tme qetesosh Duke vujt njesoj me mua. Infermierja ma mberthen koken...salla hesht.....asnje zhurme....asnje ze...britme ,bisturi qe rrokullisen ne pjatat metalike, hapat qe si cekan me trondisin koken...asgje. Ndjej ftohte kam ethe, e kjo qetsi me gerryen. Zeri sme del, e dhimbjet sa vijne e me te shpeshta, me te forta, me te dhunshme, dhe ja ajo gjuan prap per te satwn here. Hahahaha qesh mes apsurdit dhe kjo me mungonte.Tani me fort. E ndjej kembezen e saj qe kerkon te shtyet, e kjo shtytje e percjellme me shkelm me lumturi, me perkedhel..., me lehteson dhimbjen...., me deh... Trupi me tradheton ngurtesohet. -Tani qete...relaksohu....-merr fryme dhe vetem shty.... Nje fytyre e rregullt roze mbi koken time me shihte me nje buzeqeshje vjellurazi, dhe une ashtu veproj...., shtyj shtyj me sa fuqi qe kam. Salla fillon te gumezhije..., te thirrurat e doktorit si ne opera, tingellimat e bisturive ne pjatat arghendit, hapat klasik te infermiereve. Me shtrendonin fuqishem e me rroknin duart me forme falenderimi. Nuk ulerija, histerizmi ska qene ne stilin Tim, nuk shkelmoja, as harbuteria SME ka njohur.... Por dhimbjet vazhdonin ....me te dhunshme....me djegese...perveluese... Dhe une shtyja...ngreja supet dhe shtyja. Dhimbjet po ashtu shtynin bulezat e djerses. Infermierja brohoriste -bravo...dhe pak..ja doli..bravo..bravo... Ndjeva shkeputjen e agrepit te ores 23.15 tullumbaci me ngjyra ngjyra u shfry. Ndjeva sikur nje pjese e zemres mu shemb e Nga ajo dolen livadhe. Ethet ma kafshonin trupin. Dhimbjet me pak ritmike, e ndersa qepallat me kaplonin syte, brrylet mu shemben ne shtrat. Qetesi apsolute. Fragmente. Fytyra qe vinin e iknin. Infermiere qe me flisnin PA ze. Dhe mes gjurulldise ti ishe aty gezoje me lotet qe te endeshin sa ne sy sa ne mjekerr. Mbylla syte. Ndjeva gjume, doja gjume, kisha lodhje dhe siklete....Po veshet me kapen tingullin me te bukur ne bote - UE UE UE UE ....ajo po qante si melodi sheruese....Hapa syte.. Ajo ishte para meje....e Vogel..sa nje kukull. Veshet e syte ishin pozicionuar ne te. E shihja e nuk ngopesha . -Gershere....- nje ze kercenurs erdhi Nga para.- MOS .....e doja per vete jo per boten M.Zhaklinen time qe tashme qante me senese Duke pas lirin e saj -Tani ke nevoj te flesh me thane...Babi i ri u afrua dhe lehtas me puthi ballin e kripur, me kapi duart, dhe buzet mi njomi.... Ora shenonte 23.47....Mabel Zhaklina erdhi ne kte bote qe une te ndjeja lumturine cmendurake e te qenit nene. O. L. N.
Letra 9
Nje orë nga jeta ime. (Të lutem shumë anonim)
Përshendetje Anabel. Ju kam shkruar shumë shpesh,edhepse ndoshta nuk është postuar,ama tema më nxiti të shkruaj edhe sonte. Njeriu nuk e di kuptimin e një ore të vetme derisa të gjendet para një situate,ku ato 60 min. do ti këmbente edhe me shuma të mëdha parash vetëm të mos i përjetonte. E mëson kuptimin e atyre minutave kur e di që,mbrapa dy dyerve të mbyllura gjendet gjysma jote më e mirë,motivi yt i jetës. Një operacion që zgjat ndoshta pak më shumë se një orë,për dikë mund të jetë një shaka,kur e dijmë sa e sa zgjasin zakonisht operimet por për një femër të dashuruar marrëzisht,për një bashkshorte të lumtur,për dy prindër të ardhshëm,ajo një orë kohë të barazohet me një shekull apo një jetë. Është sikur në ato momente njeriu i mendon vetëm ato përgjigjet negative që i ka dhënë,mohimet më të thjeshta që i ka bërë apo thjesht edhe për një bluzë që nuk e ka hekurosur sepse ty nuk të duket që i rrinte bukur. Është një orë që ndahet në tri pjesë : në minutat e reflektimit,në minutat e premtimeve që nuk do bësh më kurrë ashtu dhe në minutat e lutjeve që gjithçka aty brenda të kaloj mirë. Tashmë kanë kaluar dy muaj kohë që nga operimi dhe falë Zotit gjithçka është si më parë, por vetëm diçka ka ndryshuar. Një orë nuk është më vetëm një orë për mua,por është shumë më shumë.
Letra 10
Ckemi Anabel! Ne teresine e 1 oreshave t mi po zgjedh te flas per nje perjetim t frikshem e te dhimbshem qe pata ne plazhin e Durresit rreth 2-3 vite m pare. Ishte Korrik ora 9.30.Ne ate kohe nje stuhi e fuqishme prilli kishte nxjerr ne breg nje anije,e cila qendroi aty per disa muaj. Kur filloi sezoni,anijen e hoqen dhe aty ngeli nje grope qe u krijua nga anija qe u hoq. Te nesermen ne plazh kishin ardhur shume turiste te rinj te cilit nk kishin info per anijen,nder to dhe nje familje kosovare. Dy djemt vellezer te nje moshe midis 20-25 vjec i drejtohen detit dhe bien n gropen e formuar nga anija. Njeri prej tyre shpetoi,por tjetri jo..Pervec kesaj,gjeja me e tmerrshme ishte se nk gjendej trupi,i cili n fakt qarkollonte neper breg nga rrymat. Ishte nje ore tmerri jo vtm per familjaret por edhe per te tjeret. U angazhua policia kufitare,pelumbaret,madje dhe peshkataret hodhen rrjetat per te kapur trupin. Nderkohe trupi kishte qene poshte skafit te policise kufitare per nje kohe t gjate. E nxorren trupin me ne fund i cili ishte mavijosur. Ishte nje ore e cila edhe pse nk kishte lidhje te drejteperdrejte me mua,ka lene shume gjurme tek mua. Sa here q shkoj n ate vend me kujtohet ajo familje dhe dhimbja qe ata perjetonin,syte e tyre te mbushur me lote qe shihnin me shprese nga policia kufitare per te gjetur te pakten trupin..dhe nena e djemve ,ah sa do doja mos te kisha qene atje ne ate moment...
Letra 11
Anabel nje ore mjaftoi qe te prishja nje fejese 2 vjecare per dike qe kisha vetem 1 ore a me pak qe e kisha njohur. Me mjaftoi shume pak kohe per te lene te fejuarin per dike qe e kisha pare per shume muaj por per 1 ore e njoha personalisht e me hyri ne qejf .. nje ore me mjaftoi per te shkaterruar endrrat e dikujt tjeter e per te realizuar emderrat e ketij qe kam tani .. per ate nje ore jam penduar qe lashe lumturine time per nje pelqim momenti , jam penduar qe hoqa dore nga perkujdesi , dashuria , lumturia , e fitova thjesht 1 zhgenjim shume te madh