
Gjatë promovimit të sezonit të katërt të serialit "The Morning Show", në Apple TV+, Marion Cotillard shkëlqeu me një kanatiere me shkëlqim dhe pantallona të zeza të gjëra, të dyja nga koleksioni Chanel Resort 2025. Në vend që të vishni xhinse dhe një bluzë “të bukur” në daljen tuaj të ardhshme, pse të mos merrni shembull nga Cotillard dhe të provoni pantallona të gjera dhe elegante?
Dhe ajo nuk është e vetmja franceze që miraton këtë trend, Jeanne Damas dhe Camille Roëe janë gjithashtu të dashuruar me këtë siluetë.
Më poshtë mund të shihni se si shumë vajza e stilojnë trendin e pantallonave të gjera, dhe të gjeni disa sugjerime të ngjashme për ta bërë tuajën këtë pamje.
Patjetër, mund t’i vishni në zyrë, në mbrëmjë, në një xhiro pasditeje dhe kudo, duken gjithmonë elegante dhe të përshtatshme.