
Cardi B është në pritje të një bebushi! Reperja e hitit “I Like It”, 32 vjeç, zbuloi në një intervistë për “CBS Morning” se është në pritje të ëmbël me të dashurin e saj, Stefon Diggs.
“Po bëj një fëmijë me të dashurin tim, Stefon Diggs,” i tha Cardi moderatores Gayle King.
Më tej, ajo shprehu mirënjohjen e saj, duke thënë se është shumë e emocionuar dhe e lumtur.
“Jam e lumtur. Ndiej se jam në një moment më të mirë në jetën time. Ndihem shumë e fortë, shumë e motivuar që po bëj gjithë këtë punë, por po e bëj ndërkohë që po krijoj një fëmijë”.
Ajo vazhdoi duke folur për marrëdhënien e saj me Stefon, duke u shprehur:
“Unë dhe i dashuri im e mbështesim shumë njëri-tjetrin. Jemi në të njëjtin hap në karrierat tona. Ndiej se jemi vërtet të shkëlqyer dhe ndër më të mirët në profesionet tona”, duke shtuar se herë pas here janë në kërkim të një versioni më të mirë për veten.
Reperja ka edhe tre fëmijë me ish-bashkëshortin e saj, reperin Offset. Ish-çifti janë prindër të vajzës Kulture, 7 vjeç, djalit Wave, 3 vjeç dhe vajzës Blossom, të cilën e mirëpritën në shtator 2024. Offset është gjithashtu baba i djemve Jordan, 15 vjeç, Kody, 10 vjeç, si dhe i vajzës Kalea Marie, 10 vjeç, nga marrëdhënie të mëparshme.