Showbiz dhe TV

Vildane Zeneli: 'Jam e zhgënjyer nga Story'

16 Korrik 2015

Vildane Zeneli: 'Jam e zhgënjyer nga Story'

Vildane Zeneli është kopertina e këtij muaji e revistës 'Story' por gjërat nuk kanë shkuar siç duhet pas daljes së kopertinës. Modelja ka reaguar e zhgënjyer në Instagram ndaj titullit 'Burrat që më duan', titull që kjo revistë i ka vendosur intervistës së saj, duke pohur se ajo nuk e ka përmendur asnjëherë këtë fjali në përgjigjet e dhëna. "Jam e zhgënjyer nga revista 'Story', përsa i përket titullit, kurrë nuk e thashë diçka të tillë gjatë intervistës time. Disa gazetarë mund të jenë ekstremisht joprofesional, ata do t'ju bëjnë të dukeni keq, të ndryshojnë fjalët tuaja dhe kjo është shumë zhgënjyese' .

'Ky duhet të jetë mësim për ty'- shkruan njëri nga ndjekësit e modeles seksi ndërsa nga ana e revistës në fjalë deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim.