Horoscope

“Cazimi” i Mërkurit në Virgjëreshë: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

“Cazimi” i Mërkurit në Virgjëreshë: Zbulo
Shutterstock | Photo Illustration by Lauren Ash

Më 13 shtator 2025, ndodh një moment i rrallë dhe magjik në qiell, kur Mërkuri, planeti i komunikimit dhe mendimit, hyn në zemrën e Diellit, duke krijuar një lidhje qiellore e njohur si “cazimi”.

Në astrologji, “cazimi” (nga arabishtja “ka?m?m?”, që do të thotë “në zemër”) i referohet momentit kur një planet formon një bashkim të saktë me Diellin, ose është në një afërsi shumë të ngushtë me të (zakonisht brenda 1 grade). Ky është një fenomen astrologjik i rrallë dhe i fuqishëm, që tregon se planeti po pastrohet, rigjallërohet dhe fuqizohet nga energjia rrezatuese e Diellit, duke nisur një cikël të ri të funksioneve të tij thelbësore me forcë dhe vetëdije të shtuar.

Ky moment i rrallë hedh dritë mbi qartësinë, saktësinë dhe kuptimet e fuqishme. Prit që mjegulla të shpërndahet dhe mendja jote të bëhet më e mprehtë, duke e bërë ditën perfekte për t’u lidhur me intuitën.

Dashi

Rutina dhe zakonet e tua shëndetësore marrin një shtysë të madhe, Dash. Mund të jetë një këshillë e rastësishme nga një koleg i afërt ose një qasje e re ndaj orarit tënd të përditshëm. Ky kuptim i papritur mund të të çojë drejt transformimit të plotë të rutinës, pasi Mërkuri të ndihmon të pastrosh, të përqendrohesh dhe të rregullosh stilin tënd të jetesës.

Demi

Po argëtohesh, Dem? Mos ki frikë t’i përdorësh fjalët, sepse ato janë veçanërisht të fuqishme, pa përmendur faktin që mbartin një energji joshëse. Një perspektivë romantike mund të të dërgojë një mesazh argëtues që ndez biseda intelektuale, ose ndoshta gjen një shpërthim frymëzimi për një projekt pasioni.

Binjakët

Jeta jote në shtëpi është nën lupë, Binjakë. Nëse ndonjëherë ke menduar për sistemime, tani është koha të pastrosh dollapin, të organizosh hapësirën dhe të fitosh disa para. Një bisedë e rëndësishme me familjen rreth planeve dhe parave mund të sqarojë situatën, duke sjellë zgjidhje për çështjet që të kanë munduar.

Gaforrja

Po vendos pikat mbi “i”, Gaforre. Mendja jote është e mprehtë, e fokusuar dhe gati për punë. Mund të ndihesh sikur po analizon gjithçka dhe të gjithë përreth. Mund të takosh dikë që të thotë pikërisht atë që ke nevojë të dëgjosh, ose të përfshihesh në një bisedë që të ndryshon këndvështrimin.

Luani

Shiko më nga afër buxhetin tënd, Luan. Gjithçka; që nga zakonet e shpenzimit deri te dëshira për të shtuar të ardhurat, është në qendër të vëmendjes. Gjërat bëhen të qarta dhe një faturë e mbetur pezull, një ide për punë të dytë, ose një llogari kursimi papritur dalin në sipërfaqe. Mund të gjesh një mënyrë më të lehtë për të kursyer ose të vendosësh të investosh në diçka që ta bën jetën më të lehtë.

Virgjëresha

Pa e tepruar me analizimin e hapave të ardhshëm, shikoje këtë ngjarje si një mundësi për t’u vetëkontrolluar, Virgjëreshë. Qoftë rreth përmirësimit personal apo një projekti vetjak, ky tranzit është i yti. Një “cazimi” në shenjën tënde nxjerr në pah idetë e tua brilante dhe intuitën tënde të fortë dhe bota s’mund të kalojë pa e vënë re. Zëri yt ka fuqi!

Peshorja

Vëri veshin intuitës, Peshore, pasi ajo është e saktë. Pjesët e enigmës mund të fillojnë të zgjidhen në vend dhe në prapaskenë. Mund të vëresh një model sjelljeje që ta kishe shpëtuar, ose të kujtohesh për një mesazh që ke marrë në ëndërr sapo hap sytë në mëngjes. Instinktet e tua janë si engjëjt mbrojtës.

Akrepi

Rrjetet e tua sociale janë më të rëndësishme se kurrë, Akrep. Një bisedë në grup mund të sjellë informacion të papritur dhe të dobishëm, ndërsa disa Akrepë mund të lidhen me dikë që ka një vizion të ngjashëm.

Shigjetari

Dërgoje atë propozimin ose aplikimin, Shigjetar. Profili yt publik, reputacioni dhe autoriteti në botë janë në qendër të vëmendjes dhe qartësia e madhe po vjen me shpejtësi. Mund të jetë një reagim nga shefi, një kuptim i papritur rreth qëllimeve të tua, apo një email që ndryshon gjithçka!

Bricjapi

Ajo që dikur dukej e huaj, tani merr kuptim, Bricjap. Ky është një moment “euroka”. Kur sheh panoramën e madhe të një situate dhe papritur, e di saktësisht se si të ecësh përpara. Planet e udhëtimit ose një bisedë me dikë nga një kulturë tjetër mund të ndryshojnë perspektivën tënde në mënyra që s’i kishe menduar.

Ujori

Po përjeton epifani të mëdha, Ujor. Disa mund të jenë të pakëndshme, pasi lidhen me çështje intime dhe investime të përbashkëta. Temat tabu janë në qendër, qoftë një partner që të hap zemrën, apo ti që kupton se çfarë duhet të ndryshojë. E vërteta mund të duket e vështirë, por sjell qartësi!

Peshqit

Ji i butë me veten dhe me të tjerët. Kjo periudhë sjell fokus mbi marrëdhëniet dhe lidhjet e tua të ngushta, që mund të ndihen sikur janë nën një lupë. Bisedat me partnerin ose njerëz të rëndësishëm mund të të zënë në befasi, ndërsa më në fund e kupton qartë ku qëndron. Gjithashtu, nëse je ndjerë i pasigurt për dikë, gjërat më në fund do të zgjidhen.

 

REELS

Rrini ju!

Më thuaj mendimin e parë

Protestat shpërthyen pas vendimit të qeverisë për të bllokuar aksesin në Facebook, Instagram dhe TikTok, duke e justifikuar me përhapjen e lajmeve të rreme. Të rinjtë e panë këtë si një përpjekje për të heshtur një lëvizje digjitale kundër korrupsionit. Sulmet u drejtuan edhe ndaj institucioneve politike dhe rezidencave private: Parlamenti, Presidenca dhe Gjykata e Lartë u përfshinë nga flakët, ashtu si edhe shtëpitë e dhjetëra ministrave, përfshirë atë të sapoemëruarit.

Të gjitha kemi ditë kur përpiqemi të bindim veten që po e qajmë dhe vetë një smokey eye, por kë po gënjejmë? Mjafton të shikojmë @art_by_sona3 që duket sikur punon me pendë në vend të furçave dhe të kujtojmë pse duhet të jemi falenderuese që ekzistojnë profesionistet!

Zemër, zgjohu! Faleminderit shumë dhe më falni për shqetësimin!

Teach them young!

🆕Fresh start marketing pack! Më shumë promovim, më shumë rritje, më shumë klientë të rinj! 📈 Për më shumë info na telefononi në +355 0697070150

Historia e tyre u tregua në librin autobiografik që ata shkruan së bashku, “Një histori krejt ndryshe dashurie”, dhe më vonë në dokumentarin e vitit 2007, “Crazy Love” (Dashuri e Çmendur).

Në situata të ngjashme tregohuni empatikë, mos qeshni!

Ricky Martin, 53 vjeç, mori çmimin e parë Latin Icon Award në skenën e MTV VMA.