Metropolitan

Apple prezanton gjeneratën iPhone 17: Risitë, ngjyrat dhe çmimet e modeleve të reja

Apple prezanton gjeneratën iPhone 17: Risitë, ngjyrat dhe
Apple

Apple prezantoi iPhone 17, një seri të re iPhone-sh të pajisur me bateri më jetëgjatë dhe kamera me cilësi më të lartë. Gjithashtu, u prezantua për herë të parë edhe modeli i ri, iPhone 17 Air, me dizajn më të hollë.

Sipas Apple, ky model është “iPhone më i hollë i prodhuar ndonjëherë”.

Në total, gjiganti i teknologjisë lançoi katër modele të reja: iPhone 17, iPhone 17 Air, iPhone 17 Pro dhe iPhone 17 Pro Max. iPhone 17 kushton 799 dollarë, ndërsa iPhone 17 Air 999 dollarë. iPhone 17 Pro kushton 1,099 dollarë dhe iPhone 17 Pro Max do të shitet për 1,199 dollarë. Modelet vijnë në 4 ngjyra:

E zezë

E bardhë

Bojëqielli

Lejla

Mente

Apple prezanton gjeneratën iPhone 17: Risitë, ngjyrat dhe

“Modelet e reja janë në dispozicion për porosi paraprake dhe do të jenë në dyqane më 19 shtator”, tha Apple.

Seria iPhone 17 përmban një sistem kamere me dy lente, përfshirë një kamerë ultra të gjerë, të re me 48 megapikselë, si dhe një lente tjetër me megapikselë që ndryshojnë në varësi të modelit. Një kamerë e përditësuar në pjesën e përparme do t’u mundësojë përdoruesve të bëjnë selfie horizontale edhe kur telefoni mbahet vertikalisht, duke e bërë të panevojshme mbajtjen horizontale të pajisjes për këto foto.

Apple prezanton gjeneratën iPhone 17: Risitë, ngjyrat dhe

Një gjeneratë e re chip-ash Apple silicon, të njohur si A19 dhe A19 Pro, mundëson fuqi më të madhe përpunimi, u shpreh kompania. Seria iPhone 17 gjithashtu rrit madhësinë e ekranit duke ngushtuar kornizat anësore të telefonit. Çdo model i iPhone 17 vjen me 256 GB memorie.

Modelet e reja integrojnë më mirë Apple Intelligence, softuerin e kompanisë të bazuar në inteligjencë artificiale. Ndërkohë, iPhone 17 Pro Max përdor teknologji të re baterie për të ofruar jetëgjatësinë më të madhe të baterisë që një iPhone ka pasur ndonjëherë.

Apple prezanton gjeneratën iPhone 17: Risitë, ngjyrat dhe

Në qershor, Apple publikoi kapacitete të zgjeruara të inteligjencës artificiale dhe një ndërfaqe të re dizajni në të gjitha produktet e saj. Një sistem operativ i ri, i quajtur iOS 26, do të ofrojë veçori të reja për përdoruesit, si përkthim në kohë reale në iMessages dhe identifikim imazhesh.

Gjithashtu, kompania bëri me dije se do të vendosë në dispozicion të zhvilluesve kapacitete shtesë të inteligjencës artificiale, duke u mundësuar atyre të krijojnë aplikacione të fuqizuara nga inteligjenca artificiale për produktet Apple.

Lançimi i produkteve vjen në një moment vendimtar për Apple. Kompania po përballet me konkurrencë të shtuar nga rivalët që ofrojnë softuer të fuqizuar nga inteligjenca artificiale. Ndërkohë, tarifat e vendosura nga presidenti Donald Trump pritet t’i kushtojnë kompanisë më shumë se 1 miliard dollarë këtë tremujor, sipas një vlerësimi të kompanisë.

Që nga mesdita e së martës, përpara eventit të Apple, çmimi i aksioneve të kompanisë kishte rënë me 6% këtë vit.

 

REELS

Historia e tyre u tregua në librin autobiografik që ata shkruan së bashku, “Një histori krejt ndryshe dashurie”, dhe më vonë në dokumentarin e vitit 2007, “Crazy Love” (Dashuri e Çmendur).

Në situata të ngjashme tregohuni empatikë, mos qeshni!

Ricky Martin, 53 vjeç, mori çmimin e parë Latin Icon Award në skenën e MTV VMA.

Vetëm ky s’lodhet kurrë! Ky është THE ONE! Gjithë pyetjet e tjera bëjani @smartentry_al ndërkohë që shihni sesi e bën shtëpinë xixë!

Komentoni ✨

Si përfundim, ka apo nuk ka?

MTV VMA 2025; Doja Cat ha buzëkuqin 💋

ChatGPT duke bërë xhiro për të mbledhur mendjen pasi ka kaluar gjithë ditën duke folur me mua:

Unë duke dëgjuar me vëmendje atë që më flet për fisin e tij, sikur nuk kam bërë kërkimet e mia në çdo rrjet social

Si duken ditëlindjet kur rritesh: